Internet i ndërprerë në Iran, ekspertët: Regjimi synon të kontrollojë informacionin

14 Mars 2026, 07:30Bota TEMA
Internet i ndërprerë në Iran, ekspertët: Regjimi synon

Monitoruesi i lidhjes Netblocks ka raportuar se ndërprerja e fundit e internetit në Iran ka zgjatur mbi 14 ditë. Sipas tyre, natyra e kufizimeve tregon qartë se bëhet fjalë për një masë të imponuar nga qeveria iraniane, dhe jo pasojë e dëmeve nga sulmet ajrore amerikane apo izraelite.

Isik Mater, shefi i kërkimit në Netblocks, tha se,  “Kjo është një mbyllje e qëllimshme e imponuar nga autoritetet për të shtypur rrjedhën e informacionit dhe për të parandaluar mospajtim të mëtejshëm.

Edhe Amnesty International e ka cilësuar këtë si një veprim politik. Raha Bahreini, studiuese për Iranin, u shpreh “Është një mbyllje e qëllimshme e imponuar nga autoritetet për të shtypur rrjedhën e informacionit dhe për të parandaluar mospajtim të mëtejshëm.”

Radio Zamaneh, një organizatë jofitimprurëse me seli në Amsterdam, ka nisur transmetime në valë të shkurtra gjatë protestave të janarit, duke ofruar çdo natë programe lajmesh në persisht.

Drejtoresha Rieneke van Santen tha se, “Është shumë e vështirë për regjimin të bllokojë valët e shkurtra sepse është një transmetim në distancë të gjatë. Njerëzit mund të dëgjojnë vetëm me një radio të thjeshtë dhe të lirë.”

VPN-të nuk mund të krijojnë lidhje aty ku interneti është i bllokuar, por edhe në nivele minimale, trafiku i Iranit mbetet i konsiderueshëm.

Pavarësisht censurës së vendosur nga autoritetet iraniane, informacioni vazhdon të qarkullojë përmes kanaleve alternative.

Ndërkohë, kompania kanadeze Psiphon ka krijuar mjete më të avancuara se VPN-të e zakonshme, duke maskuar trafikun e përdoruesve për të shmangur zbulimin dhe duke lejuar komunikimin me botën e jashtme.

Një tjetër kanal i rëndësishëm ka qenë shërbimi satelitor Starlink, në pronësi të Elon Musk, i cili është përdorur gjatë protestave për të nxjerrë informacion, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë iraniane për të bllokuar sinjalet e tij.

2 Komente

  1. M
    Mendim

    Ndoshta e ka bere per te bllokuar spiunet qe Jane futur ne rradhet e tyre

    Përgjigjjuni
    1. N
      NACIONALISTI

      NE KOHE LUFTE MBAROI LIRIA E INDIVIDIT. ME FILLIMIN E LUFTES HYNE NE FUQI LIGJI I LUFTES KUSH NUK E DI TA MESOJE

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje