Irani vlerëson humbjet nga lufta në 270 miliardë dollarë, zotohet të kërkojë dëmshpërblime

14 Prill 2026, 14:56Bota TEMA
Irani vlerëson humbjet nga lufta në 270 miliardë dollarë,

Irani ka bërë të ditur se vlerësimet fillestare të humbjeve nga lufta arrijnë në rreth 270 miliardë dollarë, megjithëse një zëdhënëse e qeverisë paralajmëroi se kjo shifër është paraprake dhe kostoja përfundimtare ka të ngjarë të jetë më e lartë.

Fatemeh Mohajerani e dha këtë vlerësim në një intervistë për agjencinë ruse RIA Novosti, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

“Një nga çështjet që ekipi ynë negociator po ndjek dhe që u trajtua gjithashtu në bisedimet në Islamabad është çështja e dëmshpërblimeve të luftës. Dëmet zakonisht duhet të shqyrtohen në disa nivele. Humbjet e Iranit nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit aktualisht vlerësohen rreth 270 miliardë dollarë,” tha ajo.

1 Komente

  1. k
    katundari

    Prisni se do tu vijne….nqs nuk do te pranoni marreveshjen do te rrafshoheni fare….

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje