Meloni pezullon rinovimin automatik të marrëveshjes së mbrojtjes me Izraelin

14 Prill 2026, 13:00Bota TEMA
Meloni pezullon rinovimin automatik të marrëveshjes së mbrojtjes

“Duke parë situatën aktuale, qeveria ka vendosur të pezullojë rinovimin automatik të marrëveshjes së mbrojtjes me Izraelin,” tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në margjinat e një eventi në Verona, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Marrëveshja në fjalë përfshin bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e shkëmbimit të pajisjeve ushtarake dhe kërkimeve teknologjike ushtarake, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Vendimi i qeverisë italiane shihet si një hap politik në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku konflikti në rritje mes Izraelit dhe aktorëve rajonalë ka shtuar presionin ndërkombëtar mbi partnerët e Tel Avivit për të rishikuar marrëdhëniet e tyre të sigurisë.

Sipas burimeve të ndryshme, pezullimi nuk nënkupton domosdoshmërisht ndërprerje të plotë të bashkëpunimit, por ndalon automatikisht zgjatjen e marrëveshjes ekzistuese, duke i hapur rrugë rishqyrtimit të kushteve të saj në të ardhmen.

5 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    S diskutohet Meloni mendon se Israeli eshte nje shtet terrorist dhe pushtues,bashke me usan ,thjesht nuk e shpreh

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trump edhte Zot i vendeve kryesore te BE

      A e ka pyetur Meloni z.Trump per kete vendim? Apo do e dredhe edhe ajo si Makroni, qe thote njere keshtu e nje here ashtu!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Igor

        Delja e Italis pse ka nevoj per mbrojtje Izraelin kur Italia ka Naton ,ose tani financon luften me libanin dhe vrasin femij se bashku.

        Përgjigjjuni
        1. a
          a

          Shume vone ! Kjo gje duhej bere te pakten nje vit me pare.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fshatari

            Kjo tregon se te politikat populiste mendojne per kombin e tyre dhe jo per te tjeret, pavarsisht nga alenacat apo perputhjet ne politiken populiste ne shtetet e tjera. Disa ketu nuk e kuptojne kete dhe quajne dredhi, apo urdher nga Amerika. Ne fakt ky eshte nje shembiull i shkelqyer i poitikave populiste. Kombi mbi gjithshka. Ska asnje interes per Italine te ngaterohet ne Lindjen e Mesme, perse duhet te sakrifikoj fonde monetare italjane e jete Italjanesh. Do te shikoni te njejten gje ne Hungari megjithese disa genjehen nga aparenca apo propaganda. ( dhe injoranca e elitave Shqiptare)

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje