Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, Péter Magyar, u zotua të ndjekë penalisht ata që “plaçkitën” vendin, pas një fitoreje të thellë zgjedhore ndaj ish-kryeministrit Viktor Orbán, duke premtuar nisjen e një “epoke të re” politike.
Partia e qendrës së djathtë Tisza, e drejtuar nga Magyar, siguroi të paktën 138 nga 199 vendet në parlament, duke i dhënë atij një shumicë prej dy të tretash. Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen deri më 4 maj, ndërsa formimi i qeverisë mund të ndodhë menjëherë pas kësaj.
“Populli hungarez nuk votoi për një ndryshim të thjeshtë qeverie, por për një ndryshim të plotë të regjimit”, deklaroi Magyar gjatë një konference për shtyp.
Magyar paralajmëroi masa të menjëhershme kundër korrupsionit dhe premtoi rikthimin e pavarësisë së gjyqësorit, garantimin e lirisë së medias dhe krijimin e një zyre për rikuperimin e aseteve për të hetuar “kriminelët politikë e ekonomikë”.
Ai theksoi se Hungaria do të bashkohet me Prokurorinë Publike Evropiane, duke i hapur rrugë hetimeve për përdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian.
Magyar synon të zhbllokojë rreth 17 miliardë euro nga BE përmes reformave demokratike dhe forcimit të institucioneve.
Kryeministri i zgjedhur paralajmëroi ndryshime kushtetuese që do të kufizojnë mandatin e kryeministrit në dy mandate (tetë vjet). Nëse zbatohet në mënyrë retroaktive, kjo mund të pengojë Orban-in të rikandidojë në të ardhmen.
Ai gjithashtu njoftoi pezullimin e transmetimeve informative në mediat publike deri në krijimin e një strukture të re mbikëqyrëse për të garantuar paanshmëri.
Duhet edhe ne shqiperi nje kryeminister si ky te godas pushtetaret e kaluar per vjedhjet qe kan ba dhe te kufizohet mandati i kryeministrit jo te dalin cdo dite te bejn moral per vjedhje te denohen e te largohen nga politica pergjithmon
ua mor loni mor loni!!na duhet një tap,një si ky,pastaj një si ai tjetri,e më pas një si ai tjetri më tutje!!po ti o loni çfarë do bëç??do thithësh karë tërë kohën??apo do shkruaç gomarllëqe tërë kohës??mor idiot,ky nu k ka bërë asgjë!ky po flet të njëjtat fjalë që foli orban brkderri 20 vjet më parë kur u zgjodh për herë të parë!ky po flet ato fjalë që foli putini 27 vjet më parë,enveri 81 vite më parë. e kështu shumë e shumë të tjerë!prit njëherë mor kok betoni dhe mos u kap tek fjalët!sa herë i thonë këta tanët,ramë e sali,aq të mira qofshin,por deri më tashti tërë ato të "mira" kanë shkuar në hale!!
Me gjithe deshiren e mire te kryeministrit shume simpatik te Hungarise, nuk besoj se do kete rezultat kunder korrupsionit te Orban. Si ketu ne Shqiperi, ku drejtesia i sherben vetem SB, edhe drejtesia ne Hungari eshte vete e koruptuar nga Orban. Ajo do merret me “korrupsionin” e qeverise se re! Duhet revolucion ne drejtesi jo reforma leshi!
o lal,janë fjalët e para!sot për sot ky është akoma në fushatë elektorale!të shkatërrohet pisllëku i orbanit nuk ka asnjë problem nëse ka dëshirë dhe vullnet!mos krahaso gjithçka me shqipërinë!!hungria tregoi se atje egzistoi një fije demokracie!!me gjithë humbjen barkderri orban,pranoi humbjen!ndoshta do thuash nuk vlen ndonjë gjë?!jo,vlen shumë!në radhë të parë ul tensionet,njeh humbjen dhe fitoren dhe i lë vënd ndryshimeve!kujto shqipërinë dhe sidomos tetë vitet e fundit në amerikë!!tek ne nuk i është dhënë mundësi reformave,ndryshimeve!për faktin e thjeshtë se gjatë gjithë kohës është luftuar seicili në pozicionin e tij!pra kanë luftuar njëri tjetrin!!e njëjta gjë në amerikë!!si shqipërinë dhe amerikën e sotme po i shohim si po shkojnë!një i çmëndur në amerikë dhe dy të çmëdnur në shqipëri!!këta tanën me kartela psikiatrie që në rini!!