Ish-ushtaraku zbulon të fshehtat pas kapjes së Maduros: Rojet e tij kubaneze nuk u vranë nga amerikanët, por…

8 Janar 2026, 08:20Bota TEMA
Ish-ushtaraku zbulon të fshehtat pas kapjes së Maduros: Rojet e tij

Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj ka folur mbi operacionin amerikan në Venezuelë, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si, sipas tij, u realizua kapja e presidentit Nicolás Maduro. I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, Goxhaj theksoi se çelësi i operacionit lidhet drejtpërdrejt me strukturat e sigurisë së brendshme të Venezuelës.

Sipas Goxhajt, Venezuela ka dy shërbime sekrete, një civil dhe një ushtarak sekret, të dyja nën varësinë e zv/presidentit. “Nëse blen këto dy struktura, pjesa tjetër është teatër,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se operacioni u bë i mundur përmes bashkëpunimit të elementëve të brendshëm dhe jo vetëm nga forca të jashtme.

Ai foli edhe për rolin e Kubës në sigurinë e Maduros, duke përmendur deklaratën e qeverisë kubane, sipas së cilës 32 kubanezë që ruanin presidentin venezuelian u vranë gjatë ngjarjeve. Goxhaj theksoi se, sipas kubanezëve, këta persona nuk u vranë nga amerikanët, por nga vetë venezuelasit.

Eksperti i sigurisë e përshkroi skenarin si një veprim të koordinuar nga brenda. “Ata që u paguan hoqën barrierën dhe më pas morën këtë ‘pakon’ dhe i thanë: hajdeni merreni,” tha Goxhaj, duke e cilësuar këtë si momentin vendimtar të operacionit.

Sipas tij, nga pikëpamja ushtarake, operacioni ishte i përsosur. “Kjo është detyra: të penetrosh në zemër të armikut dhe të gjesh çdo mënyrë për të arritur qëllimin,” u shpreh ai.

12 Komente

  1. V
    Visi

    Spekulim! A ishe aty ti? Apo e pe ne Youtube? Pastaj cfare rendesie ka kush u pagua, kush i vrau e kush jo? Emisione kot!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      viso,goxhaj po ta thotë troç" Pastaj cfare rendesie ka kush u pagua, kush i vrau e kush jo?"!!nëse aksioni mbyllet me sukses,bile dhe pa humbje nga ana e atij që e kryen aksionin!?çfarë rëndësie ka si u organizua!!organizimi është gjithashtu meritë e organizatorit!izraeli masakroi gati 3000 hezbollistë,pa i hyrë asnjë gjëmb në këmbë,po ashtu vrau një hale me gjeneralë në iran,pa asnjë humbje!!ishta merita e tyre si e arritën suksesin!!të dy këto raste usa dhe izraeli janë komplet kundër mënyrës si vepron xhuxhi i rusisë!golumi,me dëshirën e madhe për "unazën",ukrainën, u lëshua si pula pa kokë!!po e shohim si po shkon,këto 4 vjet!!edhe mua më dukej një kohë shumë e shkurtër,hyrja e dalja e amerikanëve,për të vrarë aq persona,të specializuar dhe ata në veprime të tilla!!ma merr mëndja se këta janë "prerë në besë",janë vrarë "në gjum"!!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Trapajan hesapi

      Vecse ka nje kufi, eshte ligji, Jane rregull at qe normalizojne mardheniet mes vendeve TE pavarura, antaret te OKB. Ushtarakeve nuk Jane te pavarura dhe mbi ligjin. Kesaj qe thua ti, I thone "grusht shteti me nderhyrjet nga jashte". Aksion I teknikisht mund te jete I mire, sepse kish KUSHTE te hapjerruges nga Brenda. Por kjo nuk e lehteson SHBA nga krimit ndaj 32 kubaneve. Ti verteton ate qe thuhet qarte agresion ushtarakeve, pra jo aksion policor, Ne mbeshtetjen te grushtin te shtetit. Te shohim cdo te shkruash kur te perseritet Ne kolumbi, Panama, Groenlandes, mbasa dhe Kanada. Ambiciet Jane deklaruar nga vete Pras-dent Trapi.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Messerschmitt

        Fakti qe kete as Den hag nuk e mbajti por na e la neve si pako ne dere flet shum.....

        Përgjigjjuni
        1. I
          Igor

          Para disa muajve vitin e kaluar ndodhi nji takim ne DOHA ku u takuan Amerikanet dhe nga Venezuella mori pjese Gonzales dhe vellai i saj dhe askush tjeter nga qeveri Venozuellase dhe aty filloj organizimi i grushtit ku edhe Trumpi nuk e mbeshtet Machadon udheheqjen e Opozites por mbeshtet Gonzalen pse? Pse ajo ka gjysmen e popullit ne qeveri dhe ju ka premtuar Amerikaneve se dote veroj si duan ata kuse shtetet tjera dote rezohen nji nga nji ndoshta edhe Brazili ,por edhe Kina dhe Rusia dalin jasht loje me gjith ata investime.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kot me t'pyt

            Cfare do te thote "grusht shteti" o katunar?

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              mbështetja e pretenduar që i kanë dhënë trampit,mund të quhet grusht shteti!!këtu igi ka të drejtë!!mund të thuhet,spekullohet,se kemi të bëjmë me një grusht shteti,në mënyrën më të rëndë ose me një lloj marrveshje,ku përfshihet dhe maduro,në mënyrën më të lehtë!!dikush duhej të sakrifikohej për ta bërë të besueshme!dhe këta ishin kubanët,dhe ndonjë viktimë ashtu kot më kot!

              Përgjigjjuni
              1. k
                kot me t'pyt

                Ore ti firifiu, ne Venezuele nuk ka ndodhur asnje "grusht shteti", cfare "mbeshtetje e pretenduar" thua?

                Përgjigjjuni
          2. a
            anti25642654censurë

            në fajlorin e gjuhës shqipe po të kërkosh fjalën "kubanezë",të del një hiç!po të kërkosh fjalën "kuban" të del "KUBAN m. Banor vendës i Kubës ose ai që e ka prejardhjen nga Kuba."!nëse nuk e dini gjuhën shqipe,përpiquni ta kërkoni në fjalor!sepse nesër ndoshta do na shkruani për spanjollezë,italianezë,gjermanezë dhe anglianë!!fjala kubanezë nuk egziston në shqip!!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beni USA

              O ti i zgjura veshgjat anti censur, po banoreve te Frances Irlandes .Kines Vjetnamit Norvegjis Suedis etj si do ju drejtohesh ne Shqipè ti veshgjat mendje ndritur

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                o idiot!!në fjalorin e gjuhës shqipeeeeeee egziston vetëm kjo fjalëëëëëë"KUBAN m. Banor vendës i Kubës ose ai që e ka prejardhjen nga Kuba."!KUBANEZ nuk egziston!!banorët e turqisë quhen TURQ,por në të njëjtën mënyrë nuk mund të quash banorët e francës FRANCURQ,gjermanURQ!!suesez nuk mund të përdoret për spanjollezzzzzz!!gjerman nuk mund të përdoret për anglian!më thuaj se kush është veshgjati idiot??sipas idiotësisë tënde ti,meqënëse mund të jetosh në shba,je amerikanEZ??

                Përgjigjjuni
                1. o
                  opa opa

                  Te dyja format edhe "kubanet" edhe "kubanezet" jane te perdorura me kohe ne gjuhen shqipe! Do mbledhim firmat ne rruge dhe sheshe dhe do i kerkojme "fjalorit" qe ta shtoje edhe kete forme, tashme te perdorur prej kohesh ne shqip.

                  Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje