Ish-zëdhënësi i NATO-s: Në Ukrainë u vranë 1 milionë ushtarë rusë! Zelensky s'ka humbur dhe as Putin s'e ka fituar luftën

7 Qershor 2025, 09:22Bota TEMA
Ish-zëdhënësi i NATO-s: Në Ukrainë u vranë 1

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka folur për luftën Rusi-Ukrainë ndërsa ka deklaruar se janë vrarë 1 milionë ushtarë rusë. Sipas Sheha, nga pala ukrainase janë 400 mijë të vrarë ndërsa theksoi se përtej numrit të madh të viktimave, s'ka ende një sukses diplomatik në bisedimet mes palëve.

“Rusia nuk është gati për marrëveshje. Synimi i saj është të vendosë diktatin mbi Ukrainën, gjë që Ukraina nuk ka arsye ta pranojë,” u shpreh ai.

Sipas Sheas, Rusia ka pushtuar rreth 20% të territorit ukrainas, por “Ukraina nuk e ka humbur luftën dhe as Rusia nuk e ka fituar atë.”

Duke komentuar rolin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Shea tha se “Trump nuk është se i mungon logjika, por mendon se administrata e tij nuk po ndjek rrugën e duhur për të sjellë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.”

“Fatkeqësisht, ka një shkëputje mes ambicieve të Trump dhe mjeteve për t’i realizuar ato. Ai duhet të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe t’i japë një mesazh të qartë Putinit se nuk do të mund të fitojë, por do t’i duhet të bëjë kompromis,” shtoi Shea.

Ai paralajmëroi se mesazhet e paqarta të Presidentit të SHBA, Donald Trump, mund të interpretohen si një dritë jeshile për Putinin.

“Një ditë Trump thotë se do ta lejojë Rusinë të mbajë territore të pushtuara, një ditë tjetër ndryshon qëndrim. Kjo i jep avantazh Putinit,” theksoi ai. “Në vend që të favorizojë Rusinë, Trump duhet të ushtrojë presion ekstrem ndaj saj”, tha ai.

14 Komente

  1. Z
    ZJARRI I 6

    si ka mundesi qe nuk e ndaloni RUSIN KENI 4 VJET QE NDIHMONI UKRAINE DHE RUSIA KA PUSHTUE 20 PERQIND TE UKRAINES

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      Britaniket jane fajtoret kryesore te konfliktit ne Ukraine, ato gjeten nje karagjos estrade dhe e manipuluan si deshen ata dhe perfundimi dihet. Cdo gje eshte nje lufte hibride dhe nje disinformacion ushtarak, degjojeni me vemendje ushtarakun e nderuar Dritan Demiraj, ju rekomandoj te blini librat e tij sic i bleva une dhe do te shikoni nje tjeter realitet ne fushen e betejes, aty edhe do te kuptoni gjenialitetin e Donaldin si dhe qendrimin e tij ndaj luftes ne Ukraine.

      Përgjigjjuni
    2. W
      Www

      Rusia ka humbur 1 milion ushtarë. Ukraina ansjë (askush nuk thotë se ushtarë ukrainas janë vrarë). Rusia nuk ka humbur, Ukraina nuk ka fituar, pra rezultati ëahtë barazim. Kaq budalla është ky, apo kaq budallenj i di njerëzit?

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ukrainasi ne durres

        Dubelw, 400 mije, e ke te shkruar

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zhvejku

        Ajde miu shehu ajde! Po nga i gjeni keta flakevenes te luftes!? Ore ç'kerkojn keta lloje monstrash duan ta shuajn fare popullin e ukraines!? Ky si duket e ka kopjuar minollarin ton "analistin" ish ushtarak, se ai flet si e ema e zeqos...! Eshte shume here me keq kur fallcifikon realitetin...!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nentoger Dubi

          Shvejku i vertete nuk ishte idiot, ai thjesht luante nje rrol. Ndryshe nga Shvejku i vertete, ti Shvejku fallco je me te vertete nje idiot i mrekullueshem dhe madheshtor. Pyetja e vetme qe kam eshte nese Ruset shperndajne byreqe per komentet njesoj si PD , apo si idiot qe je e ben falas?

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zhvejku

            Nentoger bubi! Une "zhvejku" s'kam te bej me "Shvejkun" ushtar i mire...! Qe je idiot nuk behet fjale! Une nuk shese lekuren per pare, dhe as lango s'behem si puna jote! Jame i lire ne gjukimet dhe vlersimet e mia, te pelqejn apo jo eshte e drejta jote...!

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pjeter

            O rusi aziatik, po cpune keni me ketu ketu ne Europe, ju jeni pjelle e stepave, zhdukuni...!

            Përgjigjjuni
          3. l
            lyl 7x7=42 shi

            Kot paskemi qeshur me shumezimet e Lulkes...paska ca shume me keq se Lulka i 7x7=42 ne llogari qe zerot i paskan pa dogane si ky Jamie qe akoma nuk e di se Ukraina eshte zbrazur nga 1/3 e banoreve te saj nga fillimi i konfliktit me Rusine e kjo eshte me shume se humbje territori.

            Përgjigjjuni
            1. V
              VV

              Njerez si puna jote mendoj se jane te lumtur kur shikojne te vriten njerez, nuk kuptoheni cfare doni te beni, por njerez te pafajshem po vriten perdite kurse disa te tjere me kostume te shtenjta po pasurohen LOL. NDALONI LUFTEN DHE MOS BENI GERR GERRRRR KOT.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Salihi

                Me vjen keq ky ka perfunduar I alkolizuar e jepni cfare dhjete ky nga goja

                Përgjigjjuni
                1. .
                  .

                  Qamil Shiu kujton se eshte akoma viti 90 ku njerezit informoheshin vetem nga gazetat dhe mediat e kontrolluara jo se tani nje pjese e mire akoma kontrolohen nga elitat luftenxitese. Njerezit sot njoftohen me saktesi dhe kohe reale per cfare ndodh nga platforma te ndryshme sociale.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zegjinea e arrdhmja e PS

                    Jane vrare 1 milion ushtare ruse, nder nga ana e Ukraines jane plagosur vetem 20 ushtare dhe asnje i vrare, por vorrezat e ushtareve ukrainas jane aq te stermedha sa duken nga sateliti shume me qarte nga Muri i Madh Kinez.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      XXXL

                      Po 20% e gllaberimit te tokave te Ukraines qe i jane qepur hartes se Rusise, cfare eshe fitore e Ukraines, me falni e NATO-s? O shoku nga e nxorre kete shifer 1 milion te vrare ushtare nga ana e Rusise, ky numer eshte i sakte por per Ukrainen, aa merr veshzotnia jote qe ne Bote jane 14 milion refugjate qytetare te Ukraines? Kur Zhelja apo sic njihet ndryshe gaztori, lolo i cirkut u be President, Ukraina kishte 40 milion banore, sot ka 25 milion, tani se ke quan fitore ky koqe ish zedhenes i NAYO-s e di vetem ky dhe propoganda mashtruese e Perendimit.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje