Italia drejt votimit dhe fantazmat ruse

19 Gusht 2022, 14:20Bota TEMA

Italia drejt votimit dhe fantazmat ruse

Nuk është e re që nga Moska të tregohen të interesuar për ngjarjet politike evropiane. Kremlini duartrokiti publikisht dorëheqjen e kryeministrit britanik Boris Jonson, si dhe humbjen elektorale të presidentit francez Emmanuel Macron dhe dorëheqjen e atij italian Mario Draghi.

Në luftën e vazhdueshme në Ukrainë midis Perëndimit dhe Lindjes, pika e dobët e demokracive qëndron pikërisht në opinionin publik dhe në refuzimin e konflikteve dhe pasojave të tyre në jetën e përditshme të qytetarëve.

Kështu, ndërhyrja e Moskës në politikën e vendeve perëndimore është vërtetuar gjerësisht si në zgjedhjet amerikane që çuan në fitoren e Donald Trump, ashtu edhe në referendumin britanik për Brexit dhe në zgjedhjet e mëvonshme të pothuajse të gjitha vendeve të BE-së.

Por në Itali, fjalët e numrit dy të Kremlinit Dmitri Medvedev, i cili bëri një thirrje të vërtetë në lidhje me kahun në votime, erdhën në një fushatë elektorale tashmë të flaktë, me efektin shpërthyes të një kokteji Molotov.

“Dëshirojmë që qytetarët evropianë jo vetëm të shprehin pakënaqësi me veprimet e qeverive të tyre, por edhe të thonë diçka më koherente. Për shembull, t’iu kërkojnë atyre llogari, duke i ndëshkuar për marrëzinë e tyre të dukshme”, tha ish-presidenti rus.

Sot politikanët italianë (të gjithë ose pothuajse të gjithë) hedhin poshtë me forcë pak a shumë ndërhyrjen e rëndë të Moskës në punët e tyre. Por e vërteta është se “çështja ruse” është një prani e madhe në këtë fushatë elektorale.

Në kohën e dorëheqjes së tij, kryeministri Mario Draghi denoncoi ndërhyrjen e rëndë të Moskës në çështjet politike italiane. Dhe në fakt, në krizën e qeverisë së tij, rëndoi dukshëm kundërshtimi i lëvizjes “5 Yje” dhe “Lega-s” ndaj furnizimit me armë të ushtrisë ukrainase.

Nga ana tjetër, sekretari i “Lega-s” Matteo Salvini njihet në të gjithë Evropën për bluzat e tij me fytyrën e Vladimir Putinit dhe aq më tepër për paktin politik të nënshkruar me partinë e Carit të Moskës, “Rusia e Bashkuar”.

Ndërkohë shërbimet sekrete italiane po hetojnë misionin rus që duhej të sillte ndihma në Itali në fazën e parë të pandemisë, periudhë kur Giuseppe Conte, sot lider i “5 Yje-ve”, ishte Kryeministër. U zbulua që delegacioni rus në thelb përbëhej më shumë nga ushtarakë në vend të mjekëve. Ai u me 100 mijë euro nga qeveria italiane, pasi la pajisje dhe respiratorët të papërdorshme dhe mbi të gjitha ka dalë se në fakt ishte një operacion spiunazhi me synim për të vjedhur të dhëna për virusin COVID 19, të cilin shkencëtarët italianë ishin të parët që e izoluan.

Sa i përket lideres së ekstremit të djathtë Giorgia Meloni, e cila tani duket se ka përqafuar pozicione proatlantike, askush nuk i harron deklaratat e saj në favor të liderit të Kremlinit dhe përkatësinë e saj në lëvizjen sovraniste ndërkombëtare të kryesuar nga hungarezi Viktor Orban, i cili është admirues i sinqertë Putin-it.

Sondazhet supozojnë një fitore dërrmuese të këtij fronti populist, sovranist dhe pro-rus të krahut të djathtë në zgjedhjet e ardhshme të 25 shtatorit në Itali.

Shqetësimet për zhvendosjen e një vendi të rëndësishëm si Italia nga një politikë pro-evropiane dhe pro-atlantike ndaj Moskës alarmojnë si Washingtonin ashtu dhe Brukselin.

Në lojë në zgjedhjet e ardhshme nuk janë vetëm balancat e brendshme politike të Italisë, por edhe ato evropiane.

Kjo është arsyeja pse fjalët e Dmitri Medvedev prekin një nerv të pambuluar të politikës romake, duke nxjerrë në pah atë që është qëllimi kryesor në lojë në këtë raund elektoral.

A janë italianët koshientë për këtë? Të përfshirë nga vala e rritjes së çmimeve, nga rikthimi i COVID-it, të zhgënjyer nga politika dhe të shpërqendruar nga pushimet, kam frikë se jo.

1 Komente

  1. M
    Mul Noka , kushuriri i pare i gomarit nga e ema me

    Mire e kane keta populistet e djathte te Italise , per superpatriote dhe biseda megalomanesh jane te paret , sua kalon askush , si Benito Musolini qe per nje nate do pushtonte tere Afriken , keshtu dhe keta , kercenojne EU me dalje nga Eurozona , duan te gjithe te bejne bllof EU -se , vec nuk japin nje pergjigje ....me ate borxhin e tyre qe kap shifren maramendese 1.4 trilion $ kush do ta paguaj ???? Apo do ta paguaj Kavaljere me Bunga Bunga , mos ndoshta Salvini ?? apo sharlatani Beppe Grillo ???? Po rini e mos u ndieni ....te tilla patriotizma bente dhe radikali i majte helen Cipras , kur pa greminen nga afer atehere e kuptoi se cdo me thene te biesh poshte ne humnere ....nga "jo" e ktheu ne" po "brenda nje nate ....po je i dhier ne borxhe nuk ke surat dhe cipe te tregosh pseudotrimeri , kercenim , dhe rebelim atyre qe u ke borxhin ...... Besoj se Super Mario ishte shanci i fundit i italise .....nga te paktet ze i llogjikes ne Itali ....mjere Italia me kete sharlatane ......

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje