Izraeli godet burgun famëkeq iranian Evin

23 Qershor 2025, 13:12Bota TEMA
Izraeli godet burgun famëkeq iranian Evin

Izraeli ka goditur një nga objektivat më të ndjeshëm dhe simbolikë brenda territorit iranian, burgun famëkeq Evin në Teheran.

Sipas raportimeve të para, sulmi ajror është kryer nga forcat izraelite në orët e para të mëngjesit dhe, ndonëse ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për viktima apo nivelin e dëmeve, vetë fakti që burgu Evin është vënë në shënjestër përbën një hap dramatik dhe të pashembullt në natyrën e konfliktit.

Burgu Evin është i njohur ndërkombëtarisht si qendra ku regjimi iranian mban të burgosur politikë, disidentë, aktivistë dhe të akuzuar për spiunazh. Sulmi ndaj tij nuk është vetëm ushtarak, por bart një mesazh të fortë politik, duke goditur zemrën e aparatit të sigurisë dhe represionit të brendshëm të regjimit iranian.

Në një deklaratë të shkurtër, Ministria e Mbrojtjes së Izraelit tha: “Diktatori iranian do të ndëshkohet me forcë të plotë për sulmin ndaj frontit të brendshëm izraelit,” duke lënë të kuptohet se ky ishte vetëm fillimi i një fushate më të gjerë kundër infrastrukturës ushtarake dhe politike të Iranit.

Goditja e burgut famëkeq vjen menjëherë pas një serie sulmesh me raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani drejt territorit izraelit, si kundërpërgjigje ndaj goditjeve amerikane mbi centralet bërthamore iraniane.

Përveç burgut Evin, Izraeli ka shënjestruar gjithashtu selinë e sigurisë së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Sheshin e Palestinës dhe bazat e forcave paraushtarake Basij, përgjegjëse për kontrollin e brendshëm dhe shtypjen e protestave. Goditja e këtyre objektivave tregon se Tel Avivi po përpiqet të çmontojë jo vetëm kapacitetin ushtarak të Iranit, por edhe infrastrukturën që mban të palëkundur pushtetin e regjimit në Teheran.

4 Komente

  1. z
    zhigolo

    Po mirë o gazetar që ka bombarduar burgun famëkeq por kur do t'a bombardojë burgun famëmirë?

    Përgjigjjuni
    1. b
      berberi

      Bravo Izrael, por jo vetem nga ajri. Burgun famekeq mund ta clironi me trupa komanda te hedhura nga ajri dhe te mbeshtetur me helikopter per largimin e te burgosurve. Sulmoni reparte ushtarake dhe cdo strukture shteterore qe mbart rezikshmeri shoqerore.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ......

        o shok ushtria iraniane eshte 4 fish ne numer me ate izraelite ,as qe behet fjale te hyjne ushtare fizikisht ne terren per momentin

        Përgjigjjuni
        1. b
          berberi

          Grupet komando veprojne ne fshehtesi, realizojne qellimin dhe largohen prape nga ajri. Iranin e kon si buke e djath!

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje