Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

21 Dhjetor 2025, 15:33Bota TEMA
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar ndërtimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun e okupuar Perëndimor, një lëvizje që sipas ministrit izraelit të Financave synon të ndalojë themelimin e një shteti palestinez.

Vendimi bën që numri i përgjithshëm i vendbanimeve të miratuara në tre vjetët e fundit të arrijë në 69, sipas ministrit të ekstremit të djathtë që udhëheq Ministrinë e Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich.


Ky vendim po ashtu vjen disa ditë pasi Kombet e Bashkuara thanë se zgjerimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndim – që konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar – ka arritur në nivel rekord që nga viti 2017.

“Propozimi i ministrit të Financave, Bezalel Smotrich dhe ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz për të shpallur dhe formalizuar 19 vendbanime të reja në Jude dhe Samari është miratuar nga kabineti”, thuhet në deklaratë, pa specifikuar se kur është marrë vendimi.


Smotrich është një përkrahës i zëshëm i zgjerimit të vendbanimeve dhe edhe vetë një kolon.

“Në terren, ne po e pengojmë krijimin e një shteti palestinez terrorist”, tha ai në deklaratë.

“Do të vazhdojmë të zhvillojmë, të ndërtojmë dhe të vendosemi në tokën e stërgjyshërve tanë, me besim në drejtësinë e rrugës sonë”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, së voni ka dënuar atë që e përshkroi si zgjerim “të pareshtur” nga Izraeli të vendbanimeve në Bregun e okupuar Perëndimor.

Kjo, sipas tij, “vazhdon të nxisë tensionet, të pengojë qasjen e palestinezëve në tokën e tyre dhe rrezikon paqëndrueshmërinë e një shteti palestinez plotësisht të pavarur, demokratik, të pandarë dhe sovran”, tha ai më herët gjatë këtij muaji.

Që nga fillimi i luftës në Gazë më 2023, thirrjet për themelimin e një shteti palestinez janë shtuar, me disa vende evropiane, Kanadanë dhe Australinë që së fundi kanë lëvizur drejt njohjes formale të një shteti të tillë, duke nxitur reagime dhe qortime nga Izraeli.

Sipas një raporti të OKB-së për zgjerimin e vendbanimeve tha se zgjerimi i tyre ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2017, kur OKB-ja nisi të mblidhte të dhëna për këtë çështje.

“Këto zhvillime po e forcojnë më tej okupimin e paligjshëm izraelit, po shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe po minojnë të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje2.

Duke përjashtuar Jerusalemin Lindor, i cili u okupua dhe u aneksua nga Izraeli në vitin 1967, më shumë se 500.000 izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor, së bashku me afër 3 milionë banorë palestinezë.

Zyra e Smotrichit tha se 19 vendbanimet e sapomiratuara ndodhen në zona që i përshkroi si “tejet strategjike”, duke shtuar se dy prej tyre – Ganim dhe Kadim në veri të Bregut Perëndimor – do të rivendosen pasi ishin zhbërë dy dekada më parë.

Pesë nga 19 vendbanimet ekzistojnë tashmë, por deri më tani nuk kishin marrë status ligjor sipas ligjit izraelit, u tha në njoftim.

Ndërsa të gjitha vendbanimet izraelite në territorin palestinez konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare, disa poste të ngritura në mënyrë të paligjshme janë të paligjshme edhe sipas ligjit izraelit.

Megjithatë, shumë prej tyre më vonë legalizohen nga autoritetet izraelite, duke nxitur frikën për një aneksim të mundshëm të territorit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Izraelin kundër aneksimit të Bregut Perëndimor.

“Izraeli do të humbiste të gjithë mbështetjen nga SHBA-ja nëse kjo ndodh”, tha Trump në një intervistë dhënë së voni për revistën Time.

Izraeli e ka okupuar Bregun Perëndimor më 1967 dhe dhuna atje është rritur ndjeshëm që nga shpërthimi i luftës në Gaza në tetor 2023, pas sulmit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – ndaj Izraelit./ REL

5 Komente

  1. P
    Palestina toka e Izraelit=Kosova toka e Dardanise

    Mesoni histori dhe gjeografi, pastaj flisni! Te gjithe Budallenjte-Maskarenjte, duke filluar nga surratpeshku Antonio Guterres i OKB, duhet te dine se nuk ka asnje territor te quajtur "Bregu Perendimor"! Quhet JUDEA ketu 5.000 vjet ne histori dhe nuk quhet "Bregu Perendimor i lumit Jordan". Kuptuat!? E dini se cfare eshte pra ky vend i quajtur JUDEA? Eshte vendi historik ku eshte formuar dhe ngjizur nje popull i lashte autokton, nje popull i quajtur JUDEJ (yahudi, jews, hebrenj). Eshte si te thuash Shqiperia vendi ku jane formuar dhe ngjizur shqiptaret! Ky vend eshte vend i popullit autokton te quajtur judej dhe nuk eshte i kolonizatoreve arabe te ardhur nga Arabia, te cilet per here te pare ne histori e PUSHTUAN Judean ne viti 636 te eres sone. Nese dikush nuk e di dhe nuk e kupton nje fakt historik kaq te thjeshte dhe te padiskutueshem, kurre nuk do kutoje asgje se c'ndodh ne Lindjen e Mesme, duke filluar qe nga budallai Guterres!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albania-Israel brotherhood

      Uti possidetis juris - eshte një Parim i se Drejtes Nderkombetare, që përcakton se : "kufijtë e brendshëm të një shteti sovran të sapoformuar, janë ato të territorit të tij të mëparshëm prej nga ai varej, në kohën kur u pavarësua". Pra qe te kuptoni, kur u shperbe Jugosllavia, kufinjte e shteteve te reja sovrane qe u formuan, ishin ato qe ekzistonin brenda shtetit te meparshem. Kufinjte e Kosoves jane ato te ish Krahines Autonome te Kosoves ne ish Jugosllavi, kufinjte e Kroacise jane ato te ish republikes Kroate ne ish Jugosllavi, Kufinjte e Malit te Zi jane ato te ish Republikes Malazeze ne ish Jugosllavi, po ashtu te Maqedonise apo Sllovenise apo Serbise. Kur u shperbe Bashkimi Sovjetik, kufijte e shteteve te reja sovrane jane ato te ish entiteteve brenda ish BRSS. Pra kufinjte e Armenise jane ato te ish republikes Armenise brenda ish BRSS, kufinjte e Ukrahines jane ato te ish Republikes se Ukrahines brenda ish BRSS. Po ashtu kufinjte e Lituanise, te Letonise, te Estonise, Bjellorusise, Moldavise, Azebaxhanit, Kazakistanit .... E KUPTUAT!? Ky eshte parim i se DREJTES NDERKOMBETARE! Mbi bazen e ketij parimi, besoj eshte e qarte per te gjithe se kufinjte e Shtetit te Izraelit ne kohen e pavaresimit ne 1948, jane ato te ish Mandati Britanik per Palestinen toka e Izraelit (British Mandate of Palestine eretz Israel)! Mbas shpalljes se Pavaresise se Izraelit, shtetet arabe e sulmuan shtetin e ri te sapoformuar dhe Jordania PUSHTOI Judea - Samarian (i ashtuquajturi Bregu Perendimor) dhe Egjypti PUSHTOI Gazen. U sqaruat nga pikepamja ligjore e se Drejtes Nderkombetare!? Ne 1967-n, kur shtetet arabe perseri sulmuan Izraelin, ky ju kunderpergjigj dhe CLIROI Gazen dhe Judean-Samarian. Nuk besoj se keni ndonje paqartesi per keto, sipas se DREJTES NDERKOMBETARE gjithmone! Pra keto 2 territore jane LIGJERISHT pjese e Shtetit te Izraelit dhe kush guxon dhe "akuzon" Izraelin, se pse nderton ne territorin e vet ligjor, ose eshte BUDALLA ose eshte MASKARA, e dini tashme! Lere pastaj qe JUDEA (qe cuditerisht disa e quajne "bregu perendimor") eshte vendi etnik prej nga kane marre emrin populli judej (hebrej- jews-yahudi), se aty cuditet fare njeriu. Dmth ca persona per arsyet qe ata i dine dhe nuk i thone haptas, ju thone judejve qe "ju nuk duhet te ndertoni shtepi dhe rruge ne Judea"!!! Judenjte nuk na paskan te drejte te jetojne ne Judea, por arabet na paskan te drejte te jetojne ne Judea!?A jeni budallenj, a ju vret corapi - thone shkodranet! Dhe ju mendoni se judejve do ju plase prapanica se cfare thote ky apo ai? Nese dikush mbron idene se Gaza dhe Judea-Samaria na qenkerkan territore "te pushtuara" nga Izraeli, kjo do te thote se Donjecku dhe Donbasi jane territore "te pushtuara" nga Ukrahina dhe Rusia na paska te drejte! Pro-putinistet dhe pro-hamasistet jane e njejta gje. Neser po keta tipa do dalin dhe do thone se Mitrovica e Veriut eshte "e pushtuar" nga Kosova. Jo per gje, po serbet kete thone. Edhe arabet "plastelineze" po te njejten gje thone! Behuni te vemendshem, mos e hani sapunin per djathe ... Shteti "Plasteline" eshte krijuar ne 1946 dhe quhet Jordani. Ky shtet fallco, me emertim te cuditshem, emrin e nje lumi (mendoni sikur te kishte nje shtet qe te quhej Drinia, apo Shkumbinia, apo Vjosia), ky shtet pra perfshin 78% te ish "Mandatit Britanik per Palestinen toka e Izraelit" dhe ju fal nga Britaniket kolonizatoreve arabe Hashemite, qe erdhen nga Arabia saudite ne 1922! Kolonizatoret Britanike "Mandatin Britanik per Palestinen token e Izraelit" e moren nen zoterim ne 1918, pastaj ne 1922 e ndane ne dy pjese Transjordania (Bregu lindor i lumit Jordan) dhe Cisjordania (Bregu perendimor i lumit Jordan). Pjesen lindore (Transjordania) ja u dhane nen administrim arabeve hashemite ne 1922, te cilet me ndihmen e britanke e shpallen shtet te pavarur ne 1946 dhe ja hoqen fjalen "trans" ddhe e mbiquajten Jordani. Arabet kane vjedhur keshtu me ndihmen e britanikeve, 78% te territorit qe i ishte premtuar popullit autokton hebre, nga Marreveshja Nderkombetare e 1917-s (Marreveshja e Balfour-it). Mire kaq, gjithe kjo vjedhje e poshter, por kolonizatoret arabe duan te vjedhin edhe copa te tjera nga pjesa e mbetur e Mandatit Britanik (pjesa perendimore qe perben vetem 22% te gjithe territorit te plote) qe quhet Izrael!!! Arabet do marrin ate "te madhin"

      Përgjigjjuni
    2. A
      Albania-Israel brotherhood

      I ashtuquajturi Bregu Perendimor, qe ketu e mijra vjet me rradhe historikisht dhe gjeografikisht quhet JUDEA (vendi i judenjve) prej nga kane marre emrin vete populli i lashte dhe autokton hebre (judenjte), eshte CLIRUAR ne vitin 1967, sepse ishte i pushtuar nga Jordania ne vitet 1948-1967. Ne 1948-n, pas luftes per pavaresi kunder britanikeve dhe bashkepunetoreve te tyre arabe, Izraeli shpalli pavaresine ne gjithe pjesen e mbetur (perendimore) te Mandatit Britanik, ku natyrisht perfshihej edhe Judea. Por sapo u shpall pavaresia e Izraelit, shtete arabe perreth e sulmuan shtetin e sapoformuar dhe Jordania PUSHTOI Judean (Bregun Perendimor) dhe Jeruzalemin Lindor, ndersa Egjypti PUSHTOI Azan (Gazen). Perpara 1948-s, Judea ishte pjese e kolonise Britanike te quajtur zyrtarisht "Mandati Britanik per Palestinen toka e Izraelit" (British Mandate for Paletine eretz Israel). Perpara Kolonise Britanike ishte pjese e Perandorise Osmane, me perpara e pjese e Kalifatit Islamik, me perpara e Perandorise Romane te Lindjes, me perpara e Perandorise Romake, me perpara Mbreteria e Judeas dhe Izraelit, me perpara e Perandorise Babilonase, me perpara e Mbreterise se Izraelit te mbretit David... KURRE ne histori nuk ka patur ndonje forme shteterore sovrane te quajtur Palestine, kurre nuk ka patur ndonje popull te quajtur palestinez, kurre nuk ka patur ndonje mbret, princ apo president "palestinez", kurre nuk ka patur ndonje gjuhe palestineze, kurre nuk ka patur ndonje fe palestineze, kurre nuk ka patur ndonje kulture palestineze, kurre nuk ka patur ndonje veshje, vallezim apo gatim palestinez. Krijimi i identitetit te rreme "palestinez", ka ndodhur pas vitit 1964 nga vendet armike arabe perreth, si kunderpeshe me synimin e percaktuar per te zhdukur shtetin e Izraelit. Kush nuk e di kete te vertete, tashme e mesoi. Kush e di por nuk e pelqen te verteten, te pij uthull.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Free " Tema " From Israeli bots

        Dolen kurvat e cifuteve ! . Mesazhe shabllone tamam sikur te ishin bere nga robote.

        Përgjigjjuni
        1. e
          e di si eshte puna

          Pederast i Hamasit, lexo dhe meso te verteten, se kushedi arrin ne piken qe do dalesh para pasqyres dhe do peshtysh ate qe do shohesh perballe!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje