Izraeli reagon pas fjalimit të Erdogan: Hamasi është një organizatë terroriste më e keqe se ISIS

25 Tetor 2023, 17:08Bota TEMA

Izraeli reagon pas fjalimit të Erdogan: Hamasi është një

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme izraelite, Lior Hayat reagoi menjëherë pas fjalimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha se Hamasi nuk është një grup terrorist.

“Izraeli kundërshton me gjithë zemër fjalët e ashpra të presidentit turk për organizatën terroriste Hamas.

Hamasi është një organizatë terroriste e neveritshme, më e keqe se ISIS, që vret brutalisht dhe qëllimisht foshnjat, fëmijët, gratë dhe të moshuarit, mban peng civilë dhe përdor njerëzit e vet si mburoja njerëzore”, theksoi Hayat në një postim në X/Twitter.

“Edhe përpjekja e presidentit turk për të mbrojtur organizatën terroriste dhe fjalët e tij nxitëse nuk do të ndryshojnë tmerrin që ka parë e gjithë bota dhe faktin e padiskutueshëm se Hamas është i barabartë me ISIS”, shton ai.

3 Komente

  1. U
    USA

    Jepini me mire shembullin e kurdeve, Bej si them une mos bej si bej une.

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Me e keqe se ISIS esht e vertet,SE ISIS si pjelle e amerikes s vrau as nje cifut te vetem.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Moses

        Monstra cako ,bej pak pushim deri te djelen te rrethi katror. Edhe ti kanibal si hamasi je.kriminel.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje