“Jetonin në luks në SHBA!” Pas arrestimit nga ICE do të dëbohen, Rubio për mbesat e gjeneralit iranian: Nuk do bëhemi strehë për mbështetës të regjimeve terroriste

4 Prill 2026, 22:45Bota TEMA
“Jetonin në luks në SHBA!” Pas arrestimit nga ICE do

Departamenti i Shetetit Amerikan njoftoi arrestimin e mbesës dhe stërmbesës së gjeneralit iranian Qasem Soleimani, kreut të Forcës Quds të Pasdaranëve, i vrarë në një sulm në Bagdad gjashtë vjet më parë. Ndërkohë është bërë një reagim zyrtar nga sekretari i shtetit Marco Rubio, përmes një pstimi në llogarinë e tij në rrjetin social “X”.

Ku Rubio shkruan: “Deri pak kohë më parë, Hamideh Soleimani Afshar dhe vajza e saj ishin mbajtëse të një karte të gjelbër dhe jetonin në luks në Shtetet e Bashkuara. ndërsa tani janë nën kujdestarinë e agjentëve të anti-emigracionit (ICE) dhe do të dëbohen”

Marco Rubio: “Afshar është mbesa e gjeneralit të ndjerë iranian Qasem Soleimani. Ajo është gjithashtu një mbështetëse e zjarrtë e regjimit iranian, e cila ka festuar sulmet kundër amerikanëve dhe i është referuar vendit tonë si ‘Satanai i Madh. Këtë javë kam revokuar statusin ligjor si për Afshar ashtu edhe për vajzën e saj, të cilat tani janë nën kujdestarinë e ICE, në pritje për t’u dëbuar nga Shtetet e Bashkuara. Administrata Trump nuk do të lejojë që vendi ynë të bëhet një strehë për shtetas të huaj që mbështesin regjime terroriste anti-amerikane”

8 Komente

  1. S
    Sass

    Sa armiqt i ka brenda amerika po nisi ti deboj do te ngelet sa mali i zi, te gjitha bandat dhe terroristet jetojne ne amerik, shembull ishte osman bin laden e plot te tjere

    Përgjigjjuni
    1. n
      nje e verrtet e moodhe.........

      Shikoni edhe dhjetra a qindra turkoshqipfoles nga Albaniston qe ngopin zorren e thare m'America....te cilet mbeshtesin (noten se diten lajne pjatat) birazeret e tyre sunite or shiite..... allah uakbar!

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesia

        Jeni legena qe merreni me grate! Turp tju vij,mbaheni dhe si vend i demokracise! Vrases te qelbur! Ti duhesh te deportohesh urgjentisht ne Kube o qelbanik!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Besian Kalaja

          Fuck! Keta te ndjekin gjer tek kusheriri i 12! Qenkan si ne….demokrate.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rahmuti

            Silli ketej nga ne …i mban Rahmut princ corpekuqi …deboini ju se i marim ne ….ketej nga ne ka vend per te gjithe …

            Përgjigjjuni
            1. I
              Igor

              Debimet i meritojn por shteti i Iranit nuk eshte shtet Terorist ,se ata mbesat e Gjeneralit nuk ka ardhur dje ne SHBA por para disa viteve pse i pranuat?Pse kishin valixhet plot me dollare si disa te tjere kurse te varferit nuk do ishin pranuar ,pyetja e dyte eshte kur u krijua shteti Islamik ne 1979 pse ju e njohet si shtet Irani nuk ishte kunder shtetit Izrael por kunder veprimeve te tyre ndaj popujve te fqinjeve dhe mundohen qe ti mbrojne dhe per ate jan Terorist ,Turp tju vjen.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trump pedofili

                Hajde gallate hajde! Fashistet e Pedofilit Trump, po me kujtojne kohen e Enverit, qe I ndiqte armiqte e klases deri te brezi shtate! Rubion ta marrim e ta cojme ne Cuba

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Po

                  Mirë e kanë bërë. Këto të hanë bukën në shtëpinë tënde dhe të përmbysin kupën!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje