Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska komenton planin: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

4 Prill 2026, 21:00Bota TEMA
Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska komenton planin:

Rusia do të humbiste të gjithë respektin në skenën ndërkombëtare nëse do të imitonte veprimet ushtarake të SHBA-së në Venezuelë dhe Iran duke u përpjekur të rrëmbente ose vriste presidentin ukrainas Volodymyyr Zelensky, tha Valentina Matviyenko, kryetare e Këshillit të Federatës së Rusisë.

Në një intervistë të transmetuar të premten, Matviyenko përjashtoi kapjen e Zelenskyt në të njëjtën mënyrë siç SHBA-të kapën Presidentin Venezuelan Nicolas Maduro gjatë një sulmi komando në Karakas tre muaj më parë.

“Nuk është në stilin tonë. Ne jemi një vend që respekton veten dhe respektohet nga të tjerët. Do ta humbisnim atë respekt nëse do të përdornim metoda të tilla”, tha Matvienko.

Ajo shtoi se, megjithëse SHBA-të “nuk arritën asgjë” duke vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei, “njolla në reputacionin e saj do të mbetet në histori përgjithmonë”.

Megjithatë, Matviyenko shtoi se Zelensky, të cilin ajo e fajësoi për konfliktin në Ukrainë, duhet “të përballet me gjyqin… dhe të ndëshkohet për veprimet e tij”.

Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se kanë penguar një numër atentatesh ndaj jetës së Zelenskyt në vitin 2022, pa dhënë detaje.

5 Komente

  1. I
    Igor

    Sa te mencur jan gazetaret Shqipetar din gjera qe askush ne bote nuk i din a imagjinoni qe keta i dine tera sekretet shteterore te Rusis ku duan rembimin e Zelenskit si ndodhi me Maduron nga SHBA,ja a dini edhe gjera tjera na tregoni.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani

      Hahahahahaha Kane ruset respekt hahahahahah ruset serbet edhe greket jane shtetet me te felliqura dhe paftyre ne bote te vrasin dhe pastaj thone ata po na vrasin hahahahahaha cane norma ruset hahahahaha kesaj i thone kurva te te bej moral

      Përgjigjjuni
      1. a
        armand

        Po ik moj idiote se po te kishit shans e kishit bere nje gje te tille. Te nxorren ty te kakarisesh se meshkujt e kremlinit as te dehur nuk e thone dicka te tille. Edhe kur te ket mbaruar lufta do degjojme per gjeneralet ruse qe do humbasin jeten ne qytete te ndryshme te Rusise.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhezo Smokthina

          Ka të drejtë Kryetarja e Këshillit të Federatës, nuk është në stilin e Rusisë rrëmbimi me forcë si ajo që ndodhi me Maduron. Si rregull, Rusia kërkon nga armiqtë e saj të shqyrtojnë mundësinë e hedhjes vullnetarisht nga dritaret e pallateve, si një formë e cila nuk cënon nderin e asnjërës palë. Po nëse armiqtë do të shfaqnin dëshirën të provonin efektet e poloniumit në organizëm, përsëri mëma Rusi me dashamirësinë e saj tradicionale do të ishte e gatshme t'i ndihmonte me gjithë zëmër.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zhvejku

            Artikull, qe të njihen rusofobët të albanistanit, se çdo të thotë civilizim dhe arrogancë...!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje