Kadyrov, “garant” i shëndetit të Putinit

17 Qershor 2022, 21:40Bota TEMA

Kadyrov, “garant” i shëndetit të Putinit

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov ka mohuar pretendimet se presidenti rus Vladimir Putin është gjendje të rëndë shëndetësore, deri në koma.

Kjo gjë i hutoi disa nga ndjekësit e tij në Telegram, sepse lajmi se Putin ishte në koma u publikua nga vetëm disa portale të panjohura. Por Kadyrov vendosi të “merret” me ta dhe të japë garanci për shëndetin e kreut të Kremlinit.

“Këto histori për Putinin në koma janë absurde të plota. Ne folëm kohët e fundit dhe duhet t’ju them se ai më duket mirë. Zëri i tij është normal, por edhe komandues. Ai është gati të përfundojë një operacion special ushtarak pa dëmtuar popullin ukrainas”, tha lideri çeçen Kadyrov, i cili njihet si aleat i Moskës ndryshe nga  një pjesë e mirë e këtij vendi që e ka pësuar rëndë nga Rusia vite më parë, siç Ukraina sot.

“Për të gjithë ata që përhapin thashetheme të tilla, kam një këshillë të vogël: mbylleni gojën!”, përfundoi Kadyrov.

E ndërsa ky i fundit është rreshtuar krah Putinit, shumë çeçenë të tjerë po luftojnë krah Ukrainës. 

1 Komente

  1. M
    Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

    Kadriu (Kadyrov) vetem emrin nuk e ka rus, por cdo gje tjeter, pamjen, ngjyren, fizikun, trimerine qe nuk i ben syri tert dhe besnikerine e ka rus e kaluar rusit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje