Kryeministri kanadez Mark Carney po përpiqet të nxisë një rend të ri global tregtar duke bashkëpunuar më ngushtë me Kinën dhe duke lidhur marrëveshje më të vogla tregtare, por përballet me vështirësi për shkak të varësisë ende dërrmuese ekonomike të Kanadasë nga Shtetet e Bashkuara.
Javën e kaluar, Carney e çoi iniciativën e tij për diversifikim tregtar një hap më tej se aleatët evropianë, teksa nënshkroi një marrëveshje tregtare me Kinën. Synimi i tij është ta projektojë Kanadanë si lidere të rendit të ri tregtar global, pasi tarifat e presidentit amerikan minuan marrëdhëniet historike.
Formësimi i aleancave dhe partneriteteve të reja tregtare është bërë çështje urgjente për vende si Kanadaja, teksa politika e jashtme e Trump bëhet gjithmonë e më agresive dhe e paparashikueshme. Carney, ish-kreu i Bankës së Anglisë dhe Bankës së Kanadasë, fitoi zgjedhjet vitin e kaluar duke premtuar aleanca të reja për të ndihmuar Kanadanë t’i mbijetojë tarifave dhe kërcënimeve të Trump për të aneksuar Kanadanë.
Në prag të Forumit Ekonomik të Davosit, ai bëri një tur global dhe vizitoi vende që më herët ishin anashkaluar nga Kanadaja. “Një sërë marrëdhëniesh shumëpalëshe, institucione dhe sisteme të bazuara në rregulla po gërryen nga vendimet e disa shteteve, përfshirë SHBA-në”, tha kryeministri kanadez nga Doha, ku u zotua për më shumë bashkëpunim në siguri dhe mbrojtje.
Carney tha se Kanadaja ofrohej të ishte një urë lidhëse midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Paqësorit. Por, teksa BE-ja mbështetet te SHBA për vetëm 20 për qind të eksporteve, Kanadaja çon ende rreth 70 për qind të eksporteve të veta në jug të kufirit. Sipas ekspertëve, në mënyrë që të reduktojë varësinë me 10 për qind, vendit i duhet të dyfishojë eksportet drejt Kinës, Gjermanisë, Francës, Meksikës, Italisë dhe Indisë.
Kanadaja po "cenon "sigurine e SHBA. Ushtrise amerikane te ngrihet ne gadishmeri Nr. 1.Duhet te ndalohet me cdo kusht depertimI I kines ne Kanada. Te pusht shohet me njehere kanadaja.
Levizje shume e zgjuar qe vulos perfundimisht sundimin e $ ne tregetine nderkombetare.
Carney beri levizien e duhur duke i dhen perparsi interesave te vendit te tij, nje gje qe edhe burokratet e BE-se duhet t'a bejn sa me shpejt dhe pa hezitime. TACO deshirone "America alone", le t'ia permbushin deshirn TRA(m)Pit, dhe kur Dollari Amerikan te zhvlersohet dhe zevndesohet si monedhe e kembimeve ne tregjet nderkombtare nga EURO os ndonje monedh tjeter vetem keshtu TRA(m)Pi dhe Amerikanet do te arrijn te kuptojn realitetin. Me keto ndermarrje agresive, te papara dhe kaq te hapura ndesh c'do norme te nje shoqerie apo shteti demokratik apo ligjeve nderkombtare eshte e domosdoshme qe Europa dhe vendet e tjera te krijojn lidhie te reja ekonomike dhe politike ndermjet tyre pa" America alone". Vertet do te vuajn fillimisht, por ne fund do t'ia dalin t'a len "America alone"... Ka ardhur koha qe bota ti thot majft bullizimit nga nje idiot, megaloman egocentrik me kapaciteting mendor te nje femije 5 vjecar. Nje rend i ri botror do te krijohet...