Nga Joe Cash
Diplomati më i lartë i Kinës akuzoi Shtetet e Bashkuara se po sillen si “gjykatës i botës” duke kapur udhëheqësin e Venezuelës, Nikolas Maduro, për ta nxjerrë në gjyq në Nju Jork, ndërsa Pekini më pas u përball me Uashingtonin në Kombet e Bashkuara lidhur me ligjshmërinë e këtij veprimi.
Kina ndjek një politikë mosndërhyrjeje dhe kritikon rregullisht veprimet ushtarake të kryera pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Heqja nga pushteti nga ushtria amerikane, në orët e vona të natës, e udhëheqësit të njërit prej partnerëve strategjikë “në çdo mot” të Kinës nga kryeqyteti i tij, do të jetë një provë vendimtare për pretendimin e Pekinit se mund të luajë rol në zgjidhjen e krizave globale pa ndjekur Uashingtonin në rrugën ushtarake.
“Ne kurrë nuk kemi besuar se ndonjë vend mund të veprojë si polic i botës, as nuk pranojmë që ndonjë shtet të pretendojë se është gjykatësi i botës”, i tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi homologut të tij pakistanez gjatë një takimi në Pekin të dielën, duke iu referuar “zhvillimeve të papritura në Venezuelë” pa përmendur drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara.
“Sovraniteti dhe siguria e të gjitha vendeve duhet të mbrohen plotësisht sipas së drejtës ndërkombëtare”, shtoi Wang, në komentet e tij të para që prej momentit kur pamjet e Maduros 63-vjeçar, me sy të lidhur dhe me pranga në duar, tronditën botën të shtunën.
Maduro u deklarua i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve në një gjykatë të Nju Jorkut të hënën. Vetëm disa blloqe më larg, Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh me kërkesë të Kolumbisë – e mbështetur nga Kina dhe Rusia – për të debatuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për kapjen e tij, një veprim që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se mund të krijojë “një precedent të rrezikshëm”.
Duke iu drejtuar mbledhjes, Kina shprehu tronditjen dhe dënimin e saj ndaj veprimeve të SHBA-së, e cila, ashtu si Kina, është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit.
“Mësimet e historisë japin një paralajmërim të fortë”, tha Sun Lei, i ngarkuari me punë i Misionit të Përhershëm të Kinës në Kombet e Bashkuara. “Mjetet ushtarake nuk janë zgjidhje për problemet dhe përdorimi pa dallim i forcës vetëm do të çojë në kriza edhe më të mëdha.”
Analistët thanë se Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe një partner kryesor tregtar global, do të jetë thelbësore në organizimin e kritikave ndaj veprimeve të Uashingtonit.
“Nuk ka shumë mbështetje materiale që Kina mund t’i ofrojë Venezuelës në këtë moment, por në aspektin retorik, Pekini do të jetë shumë i rëndësishëm kur të udhëheqë përpjekjet në OKB dhe me vende të tjera në zhvillim për të mobilizuar opinionin kundër SHBA-së”, tha Eric Olander, bashkëthemelues i projektit China-Global South.
“Ajo që kemi parë në rastet e Zimbabvesë dhe Iranit, të dyja të sanksionuara nga Perëndimi, është se Kina tregon përkushtimin e saj ndaj këtyre marrëdhënieve përmes tregtisë dhe investimeve, edhe në rrethana të vështira”, shtoi ai.
“Një goditje e madhe për Kinën”
Me Trumpin që kërcënon gjithashtu me veprime ushtarake kundër Kolumbisë dhe Meksikës, dhe që ka deklaruar se regjimi komunist i Kubës “duket sikur është gati të bjerë” vetvetiu, vendet e Amerikës Latine që janë bashkuar me nismën kryesore të presidentit kinez Xi Jinping, Iniciativën Globale të Sigurisë, mund të pyesin tani se si do t’i mbrojë ky pakt nëse vihet realisht në provë.
Xi u bëri thirrje të hënën të gjitha vendeve që t’i përmbahen së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të OKB-së. Ai tha se fuqitë e mëdha duhet të japin shembull, duke mos përmendur drejtpërdrejt SHBA-në apo Venezuelën.
Pekini ka pasur sukses të konsiderueshëm në bindjen e shteteve të Amerikës Latine që të kalojnë njohjen diplomatike nga Tajvani te Kina, me Kosta Rikën, Panamanë, Republikën Dominikane, Salvadorin, Nikaraguan dhe Hondurasin që, gjatë 20 viteve të fundit, janë rreshtuar me ekonominë prej 19 trilionë dollarësh dhe diskursin e saj për partneritet strategjik.
Venezuela e ndryshoi njohjen në vitin 1974, një marrëdhënie që u thellua nën Hugo Chavez-in, ish-ushtarakun socialist që mori pushtetin në vitin 1998 dhe u bë aleati më i afërt i Pekinit në Amerikën Latine, duke e larguar vendin e tij nga Uashingtoni, ndërsa lavdëronte modelin e qeverisjes së Partisë Komuniste Kineze dhe mbikëqyrte rrëshqitjen demokratike brenda vendit.
Marrëdhënia e ngushtë vazhdoi edhe pasi Chavez vdiq në vitin 2013 dhe Maduro u bë udhëheqës, duke regjistruar madje edhe djalin e tij në Universitetin prestigjioz të Pekinit në vitin 2016.
Në këmbim, Pekini derdhi fonde në rafineritë e naftës dhe infrastrukturën e Venezuelës, duke ofruar një litar shpëtimi ekonomik ndërsa SHBA-ja dhe aleatët e saj shtrënguan sanksionet që nga viti 2017. Kina bleu rreth 1.6 miliardë dollarë mallra në vitin 2024, sipas të dhënave të doganave kineze, shifrat e fundit vjetore të plota të disponueshme. Nafta përbënte rreth gjysmën e totalit.
“Ishte një goditje e madhe për Kinën; ne donim të dukeshim si një mik i besueshëm për Venezuelën”, tha një zyrtar i qeverisë kineze i informuar mbi një takim mes Maduros dhe përfaqësuesit të posaçëm të Kinës për çështjet e Amerikës Latine dhe Karaibeve, Qiu Xiaoqi, disa orë para se presidenti venezuelian të kapej./Përshtati në shqip gazeta TemA/ Reuters
Kina nuk kishte pse ta mbronte Maduron, ne termin afatgjate Kina do ti dorezoje Perendimit dhe SHBA Koren e Veriut qe mezi po pret ti laj duart me te dhe do te braktise Rusine sepse po luan lojen e gjate per te marrur Siberine dhe Lindjen e Larget Armiku i vertet i Kines esht Rusia dhe koha do te tregoje kete
Bobo sa i zgjuar ky kuksiani. Nuk kisha dëgjuar deri më sot që një kuksian të bënte një politikë globale dhe të vinte pikat mbi "i" në çështjet globale. Ky kuksiani ka parashikuar se çfarë do ndodhe edhe pas 100 vjetësh. Tamam Nostradamos. Vetëm na thuaj kur Trapi do marrë Korenë e Veriut se të tjerat i ke thënë 100%.
Në llogjikën Trump, më i fuqishmi ka të drejtën të bëjë çfarë dëshiron. Dhe duke e quajtur veten Perandor të Planetit, fjala e tij, objektivat e tij, sundimi i tij, ligjshmëria e vendimeve të tij nuk mund të kundërshtohen nga askush. Kush kundërshton deklarohet armik i Amerikës dhe është i destinuar të ndëshkohet. Këtu nuk flitet vetëm për vende tradicionalisht "armike" të SHBA-ve, por ajo që ka shkaktuar mpirje të arsyetimit të llogjikshëm është trajtimi i vendeve aleate e mbi të gjitha trajtimi i funksioneve të demokracisë dhe ligjshmërisë amerikane. Ai është ligji i vendimeve të tij dhe kompromisi i vetëm i tij është që bota të jetë e nënshtruar nën këmbët e tij!
1 parking qe do ndahete dhe mbie presidential 2 mesika kolumbia 3 portorko Russia do ndahete serbia maqendonia rumua Hungarian Serbia greqia hungari Romania qipri irani vojvodina mali zi bullgaria cernike bjellorusia mbie slloveni
Cfarë lloj gjuhe shkruan mor "Opinionist", se shqip nuk është kjo që po lexoj !?
?shkip?????
Perderisa nuk ka aeroplanmbajtese, flota detare dhe komanda(baza) te perhershme ushtarake ne te gjithe boten, ofensiva ekonomike dhe diplomatike e Kines eshte pese me hic. Ekonomia dhe diplomacia pa umbrellen ushtarake jane zero me xhufke.
Kina ka 3 aeroplanmbajtesi zoti ballist shqipfoles
Please USA!Free albania from corruption politics und from corruption!Albanians are not allowed to live in their homeland because everythingis corrupt!“
Kina nuk ndihmon askend pse jo?Kina me nji popullsi 1,3miljard banore i duhet ekonomia boterore dhe jo izollimi pse e shkatron veten dhe kete e din ne Pekin ,per Rusin vlen e njejta por pasurit natyrore i mbrojne dhe te vemit qe dote humbasin jane Evropjanet ne Bruksel kur nuk dine si te veprojne i ngarkojne popujt e vet per ta shpetuar nje te koruptuar Zelenskin ,por ne fund dote humbasim neve Shqipetaret qe kemi mbetur jetima ne Evrope.
Ku Igor filozofi! Çfarë politikani, shyqyr që të kemi se na e ndriçove mëndjen! O zot na mbytën budallenjtë, që I kemi me tonelata!!