“Karantinë ushtarake nafte”, plani i Trump për Venezuelën: Cisternat nuk lëvizin pa urdhër

5 Janar 2026, 14:05Bota TEMA
“Karantinë ushtarake nafte”, plani i Trump për

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio njoftoi se presidenti Trump do të përdorë një të ashtuquajtur “karantinë ushtarake nafte” për t’u siguruar që Venezuela të zbatojë urdhrat e SHBA-së pas përmbysjes së liderit të saj Nicolás Maduro, mesazh i destinuar edhe për veshët e drejtueses së re të vendit, besnikes së tij Delcy Rodriguez.Shefi i diplomacisë amerikane tha për CBS News se karantina, në thelb do të ndalojë hyrjen dhe daljen e cisternave të naftës që tashmë ishin nën sanksione. Rubio insistoi se SHBA nuk do ta “drejtojë” Venezuelën si një pushtim në stilin e Irakut, siç u shpreh Trump në një konferencë për shtyp pas kapjes së Maduros.

Në fakt, ky është lloji i kontrollit për të cilin po fliste presidenti kur bëri një pohim të tillë,” shpjegoi sekretari i Shtetit pasi Trump deklaroi se Rubio dhe Pete Hegseth ishin përgjegjës për Venezuelën.

Ne vazhdojmë me karantinën dhe presim të shohim se do të ketë ndryshime, jo vetëm në mënyrën se si industria e naftës drejtohet për përfitimin e njerëzve, por edhe që të ndalet trafiku i drogës”, ishte komenti i tij. Sipas pohimeve të tij, karantinën do ta zbatojnë oficerët e Marinës, puna e të cilëve, sipas pretendimeve të Rubios, do të paralizojë rrugët sesi regjimi i Maduros gjeneronte të ardhura.

Deklarata e Rubios që nënkupton se SHBA-ja nuk do ta qeverisin Venezuelën çdo ditë, përveç zbatimit të karantinën së naftës, shihet një përpjekje për të zbutur shqetësimet se aksioni i së shtunës për ndryshimin e regjimit në Venezuelë do ta zhyste vendin në një ndërhyrje tjetër të zgjatur të huaj ose në një përpjekje të dështuar për ndërtimin e kombit. Ky qëndrim është një kthesë e dukshme nga deklaratat fillestare të bëra nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilat ai këmbënguli se Uashingtoni do ta “drejtonte” vendin derisa të gjendet një zgjidhje demokratike afatgjatë për krizën.

4 Komente

  1. D
    Darius

    Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

    Përgjigjjuni

      1. F
        Fieraku

        shkurt:Nuk po digjemi per Venehuelen por per Naften e saj... 1-Por..akoma Amerikanet nuk e dine se si do te menaxhojne Naften e Veneueles....dhe si do te ndahet Fitimi????

        Përgjigjjuni
        1. d
          drejtesi e munguar

          Maduro mund te jete nje diktator qe duhet ta revokoj populli i Venezueles.Problemi eshte nafta qe mund te shfrytezohet nga USA.Sa per ate se si do te "ndahet " fitimi dihet.Ndermarja e shfrytezimit te naftes do te deklaroj vetem humbje(pervoja e naftes shqiptare) dheVenezuela do te marre 0% fitim.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje