
Anija unike kërkimore Zhu Hai Yun, ose Zhuhai Cloud, është nisur në Guangzhou pas një viti ndërtimi.
Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar Portalin e Qeverisë Komunale Zhuhai.
Anija, rreth 88 metra e gjatë, mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 18 nyjesh (rreth 32 kilometra/orë) dhe të mbajë 50 dronë fluturues, sipërfaqësor dhe nënujorë që lëshohen automatikisht në ujë dhe kthehen në anije.
Sipas kompanisë së ndërtimit të anijeve, Zhuhai Cloud do të pajiset me shumë mjete shtesë mbikqyrjeje.
Këto instrumente mund të vendosen në grupe në zonën e dëshiruar të detit dhe janë të afta të ofrojnë një pamje tredimensionale të objektivave specifike.
Pjesa më e madhe e anijes është një kuvertë e hapur ku ruhen dhe zbarkohen dronët.
Anija është e pajisur edhe me pajisje për lëshimin dhe riparimin e mjeteve ujore.
Deik Chen, drejtor i Laboratorit të Shkencës dhe Teknologjisë Detare në Guangdong, i cili zotëron Zhuhai Cloud, i tha agjencisë shtetërore “China Daily” se anija është prodhuar për më shumë objektiva sesa thjesht eksplorim.
“Zhuhai Cloud nuk është vetëm një mjet tepër i saktë për studimin e deteve, por edhe një platformë për parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive detare, hartimin e saktë të shtratit të detit dhe monitorimin e mjedisit detar”, shpjegoi Chen.
Lini një Përgjigje