Kina ka deklaruar se ribashkimi paqësor do të zgjidhte shqetësimet e furnizimit me energji të Tajvanit, të shkaktuara nga lufta Izrael-SHBA kundër Iranit.
Chen Binhua, zëdhënës i Zyrës për Çështjet e Tajvanit në Pekin, tha se Tajvani do të përfitonte nga “burimet energjetike, të mbështetura nga një atdhe i fortë”.
“Furnizimi i bollshëm me energji në kontinent është më se i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat për energji elektrike të kompanive në Tajvan dhe mund të sigurojë që familjet në të gjithë ishullin të çlirohen nga shqetësimet dhe vështirësitë e mungesave të energjisë dhe ndërprerjeve gjatë periudhave me kërkesë të lartë,” tha ai.
Tajvani blen 70 për qind të naftës së papërpunuar dhe më shumë se 30 për qind të gazit natyror nga Lindja e Mesme.
Kur Trump është izoluar pa rrugëdalje në Ngushticën Hormuz, rruga "paqësore" për marrjen e Tajvanit nga Kina është çështje kohe. Me këtë rast do lehtësohet edhe buxheti amerikan nga kostoja e lartë për mbrojtjen e ishullit. Një tjetër "sukses" i radhës nga ana e portokalli Karagjozit!!!
Le te jete si Hong Kongu, Kina te kete vetem problemet e mbrojtjes kryesisht dhe asistence ne politiken e jashteme. Te gjitha problemet e tjera t'i zgjidhe vete Taivani..
Ju te dy te lartshkruates qenkeni koqe kandari.Kina po mori Tawanin da kete ne dore gjithe boten per mikroprocesoret.Nuk e le njeri Kinen te shtjere ne dore ate.Hong Kongu rezistoi vetem 1 vit ,me pas u shtypen me force nga qereria kineze cdo perpjekje per autonomi te premtuar formalisht prej Kines.