Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas hakmarrjes së Kinës për të rritur në mënyrë drastike tarifat mbi importet amerikane, duke u bërë thirrje kompanive që të zhvendosin aktivitetin e tyre në territorin amerikan.
Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zhvendosur kompaninë tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zero tarifa, mos prit, bëje tani!”
Reagimi i Trump vjen pasi Ministria e Financave e Kinës njoftoi rritjen e tarifave për mallrat e importuara nga SHBA, duke i çuar ato në 84%, nga 34% që ishte vendosur më herët. Ky vendim shihet si një kundërpërgjigje ndaj masave të administratës Trump, e cila ka vendosur një tarifë 104% ndaj produkteve kineze.
Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve kineze, tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga mesdita e datës 10 prill, duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
Po mor trap po kjo kompania amerikane punon per Kinen dhe kur te vije ne SHBA,do t'i nënshtrohet 84 perqindeshit.Do t'a ndjeje dikur SHBA kur t'ja marre Kina te gjithe vendet ke ndihmonte Usaidi.Ata kane patur maredhenje partneriteti me Europen,qe eshte treguar indiferente.Po sikur Europa te kthehet,nga Kina,India qe tani jane te pasur sa amerikanet,se dikur kishte,SHBA,Europe dhe Rusi.Tani ka shume shtete qe konkurojne