“Koha është tani” – Djali në mërgim i monarkut të rrëzuar të Iranit bën thirrje për kryengritje

18 Qershor 2025, 10:04Bota TEMA
“Koha është tani” – Djali në mërgim i

Reza Pahlavi, djali në mërgim i monarkut të rrëzuar të Iranit, bëri thirrje për një kryengritje në Iran, duke thënë: “Republika Islamike ka marrë fund dhe po bie”.

Në një fjalim video të publikuar në X të martën, Pahlavi tha se “nevojitet vetëm një kryengritje totale për t’i dhënë fund, përgjithmonë, këtij makthi kolektiv”.

“Tani është koha për t’u ngritur në këmbë. Koha për ta rimarrë Iranin. Të gjithë ne së bashku”, tha ai.

“Mos u shqetësoni për ditën pas rënies së republikës islamike. Irani nuk do hyjë në një periudhë paqëndrueshmërie ose lufte civile”, tha ai.

Në vitet e fundit, Izraeli ka forcuar lidhjet me Pahlavi-n, i cili ka shprehur mbështetje për veprimet e Izraelit, duke marrë lëvdata nga disa në diasporën iraniane dhe akuza për tradhti nga të tjerët, shkruan CNN.

Babai i tij, Shahu i ndjerë i Iranit, kishte lidhje miqësore me Izraelin përpara se të rrëzohej nga Revolucioni Islamik në vitin 1979.

1 Komente

  1. T
    Tom

    Nese rezohet regjimi i Islamik Iranian dhe shtetin e mere ne dore monarkia e Shahut. Ti gezojme moxhahedinet per jete, pasi ata jane kundershtare te Shaut. Dhe ata nuk lejohen me kurre te shkojne ne Iran. Nese Shqiperia kerkon te behet vater konfliktesh per shtete te tjera qe nuk kemi as mardhenie Diplomatike. Kryeministri i yne, ateher ti ktheje ne USA tek Trump, bashke me Kafshen tjeter qe i pranoi Berishan.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje