Kritikoi Evropën, Downing Street i përgjigjet Zelenskyt: Kemi ndërmarrë veprime vendimtare ndaj Ukrainës

23 Janar 2026, 15:00Bota TEMA
Kritikoi Evropën, Downing Street i përgjigjet Zelenskyt: Kemi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy të enjten gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror kritikoi vazhdimisht aleatët e tij evropianë, duke i akuzuar ata për mosveprim dhe zvarritje kur bëhej fjalë për mbrojtjen dhe sigurinë.

Ndërkohë këtë të premte qeveria britanike ka reaguar lidhur me deklaratat e Zelenskyyt. Një zëdhënës i Downing Street u shpreh se Anglia ka marrë veprime vendimtare ndaj Ukrainës. Ai ritheksoi se Anglia do të japë 1.3 miliardë paund për ndihma humanitare.

“Ndërsa afrohet përvjetori i 4-t i pushtimit, ne e kuptojmë dhe ndajmë zhgënjimin e Zelensky-t për vazhdimin e luftës barbare. Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka ndërmarrë veprime vendimtare ndaj Ukrainës, duke përfshirë udhëheqjen e Koalicionit të Vullnetit.

Është zotuar gjithashtu për 1.2 miliardë paund në mbështetje dypalëshe dhe humanitare. Ndërsa diplomacia vazhdon, ne qëndrojmë pranë Ukrainës për të siguruar mbrojtjen”, tha zëdhënësi.

Kur u pyet nëse kryeministri Keir Starmer mendon se Evropa duhet të bëjë më shumë, zëdhënësi shtoi se Evropa duhet të përparojë në mbrojte.

“Kryeministri është i qartë në një pikë më të gjerë: Evropa duhet të përparojë në mbrojtje dhe siguri. Protagonisti kryesor është Putini, i cili mund t’i japë fund luftës menjëherë”, tha ai.

5 Komente

  1. A
    AS

    “Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”, thënie nga Immanuel Kant. - - - - - - - - Ku do ishte Ukraina pa Europen dhe US? - - - - - - - - - Duhet kurajo e madhe t'i ulesh te mbathurat te gjitheve vetem per te luftuar Rusine, kur nje pjese e vendit tend eshte ruse. Dhe pastaj t'i akuzosh ata qe te kane mbrojtur dhe po te mbrojne se nuk kane bere aq shume. - - - - - - - - - Mbaj zgjedhje te lira dhe demokratike ne Ukraine mor aktor komik.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tellalli

      AS , ok drejt e ke .

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        o bastard,dhe zelua,e sirsky,janë rusë,por nuk duan që të jenë nën thundrën e putanës,or bir putini!!nuk duan të jenë njëlloj si ata rusët e rusisë që ti "admiron"(në fakt admiron sunduesin e tyre)që i kanë ulur brekët deri në kavilje!këshut mor bastardët e mutit,zelua u tregua shumë jo dipllomat(nuk është hera e parë)por nuk ka faj!!tipa si ti jeni kundër ukrainëse sepse ju është rritur 0.001 cent benzina në pikën e karburantit,kurse ai me gjithë ata të vrarë, në ditë, duhet të durojë,duhet të lëpijë bythë portokalli!!nuk ma merr mëndja se do ta bënte po të ishte në të njëjtin pozicion që je ti!!apo ti e bën dhe kur nuk ke rrezik jete??duhet të jesh ndonjë bythëlëpirës profesionist!!nesër bëhet një javë mero,e dërgoj të paktën 2 X në ditë!

        Përgjigjjuni
      2. L
        LORA

        Brenda kuadrit te mbeshtetjes europiane per Ukrainen,qysh nga fillim te luftes me 24 shkurt 2022, duhet vecuar qendrimi britanik si me i fuqishmi dhe i palekunduri ne kohe. Per mua eshte qendrimi me i respektuar ne historine e kesaj lufte.

        Përgjigjjuni
        1. B
          BE te ndaloje kredine €90 miliard per Zelenskin

          Mos e marrim seriozisht Zelenskin sepse ai aktor komik eshte! Por nese ai e ka seriozisht ket gomarrllehun e fundit, atehere Ukraine nuk i ka mire punet, sepse Evropa do ta linte ne meshiren e Putinit. Zelenski gabon duke larguar Ukrainen nga Evropa.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje