Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i është përgjigjur presidentit të SHBA-së Trump duke theksuar se Evropa duhet të mbrojë interesat e saj dhe jo të ndjekë një rrugë të ndarë nga SHBA.
“Unë vazhdoj të besoj se në fushën gjeopolitike Evropa ka pak për të fituar nga një rrugë e ndryshme nga SHBA. Megjithatë, puna jonë është të mbrojmë interesat tona kombëtare. Kur nuk pajtohemi, duhet ta themi. Dhe këtë herë, nuk pajtohemi.”-th ajo për mediat italiane.
Meloni ka njoftuar më herët se do të vizitojë rajonin e Gjirit Persik, së pari si një gjest solidariteti por edhe për të garantuar furnizimet energjetike për Italinë.
Meloni kujtoi se kishte vizituar Algjerinë për çështjen e gazit natyror ndërsa tani fokusi është te nafta, pasi në Gjirin Persik Italia siguron 15% të nevojave të saj.
Ndërsa për tensionet e brendshme politike pas humbjes së referendumit për reformën në drejtësi ajo hodhi poshtë spekulimet për dorëheqje apo ndryshime në qeveri.
“Këto janë alkimi të qarqeve të pushtetit, që nuk i interesojnë askujt”, deklaroi ajo.
Lini një Përgjigje