Qeveria greke njoftoi masa emergjente për të frenuar rritjen e çmimeve dhe fenomenet e fitimeve të pajustifikuara, në kushtet e tensioneve ndërkombëtare dhe krizës në Lindjen e Mesme.
Masa kryesore është vendosja e një tavani mbi marzhin e fitimit për karburantet, ushqimet dhe mallrat bazë të konsumit.
Në sektorin e karburanteve, marzhi i fitimit në tregtinë me shumicë nuk do të mund të kalojë 5 cent për litër, ndërsa për pikat e shitjes me pakicë kufiri vendoset në 12 cent për litër. Masat do të jenë më fuqi për tre muaj.
Bravo Micotakis, keshtu veprohet ne situata emergjence. Rama te veproje njesoj.
Ja ku eshte kufiri …Bravo shteti me i vjeter demokratik …