Kryeministri polak u drejtohet qytetarëve: Nëse shihni ushtarë gjermanë, mos bëni panik, kanë ardhur për të na ndihmuar

19 Shtator 2024, 14:30Bota TEMA
Kryeministri polak u drejtohet qytetarëve: Nëse shihni ushtarë

Polonia ishte një nga vendet e cila u prek nga moti i keq që përfshiu disa nga vendet e Europës Qendrore gjatë kësaj jave.


Presidenti polak Donald Tusk gjatë një takimi që mbajti me ekipin e krizës njoftoi se forca të shumta ushtarake nga Amerika, Gjermania dhe Turqia kanë ardhur vullnetarisht për ndihmë.

Madje në një moment, kryeministri për të zbutur sadopak gjendjen e krijuar në vend nuk i kurseu as batutat para të pranishmëve.

“Nëse shihni ushtarë gjermanë, mos u frikësoni. Kanë ardhur për të na ndihmuar”, tha kryeministri polak Donald Tusk në Wroclaw, një nga qytetet më të prekura nga moti i keq.


Më 15 shtator pas shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve katastrofike në disa zona të vendit qeveria shpalli gjendjen e katastrofës natyrore.

1 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Ju dhj**** gazetarinë 2 rreshta nuk i shkruani dot saktë. 1 herë presidenti polak, 2 rrjeshta me poshtë kryeministri Polak. Ju ka pjerdhur Saliu jeni errësirë totale

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje