Kryenegociatori rus: Është shumë shpejt për një takim Putin-Zelensky

3 Prill 2022, 10:43Bota TEMA

Kryenegociatori rus: Është shumë shpejt për një takim

Pas deklaratës së një negociatori ukrainas se mundësia për një takim direkt mes Presidentëve Putin dhe Zelenskyy është e afërt, ka reaguar edhe kryenegociatori rus, Vladimir Medinsky.

Në një reagim që ka bërë në rrjetin social Telegram, ai thotë se është shumë herë për një takim të tillë.


“Draft-marrëveshja nuk është ende gati për të mundësuar një takim të nivelit të lartë”, tha Medinsky.

Ndërkohë, negociatori ukrainas Davyd Arakhamia tha mbrëmjen e të shtunës se bisedimet mes Rusisë dhe Ukrianës kanë bërë progres dhe mundësia që të ndodhë takim mes Putin dhe Zelenskyy është e afërt.

Lini një Përgjigje