
Edhe pse ka javë që ka nisur, kundërofenisva ukrainase për spastrimin e territorit nga pushtuesit rusë mendohet të ketë arritur tani në kulmin e saj.
Burime nga Pentagoni thonë për të përditshmen New York Times se tashmë kundërofensiva mund të ketë arritur nivelin më të lartë të vrullit, veçanërisht në rajonin jugor të Zaporizhias.
Zyrtarët ukrainas thanë se gjatë 24 orëve të fundit kanë rrëzuar 36 raketa të hedhura drejt territorit ukrainas nga flota ruse e Detit të Zi. Po ashtu kanë rrëzuar edhe 8 dronë rusë.
Luftimet janë intensifikuar në rajonet lindore, ndërsa presidenti Volodimir Zelenski tha se një prej qëllimeve kryesore është ripërfshirja e Krimesë në kontrollin e plotë të Ukrainës.
Ndërkaq, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu kreu një vizitë të pazakontë në Penian, ku u takua me diktatorin komunist Kim Jong Un. Gjatë vizitës që për qëllim ka thellimin e bashkëpunimit, Kim Jong Un i tregoi Shoigut edhe arsenalin e armëve të ndaluara bërthamore të Koresë së Veriut.
"Kundërofensiva ukrainase në kulmin e saj?"ndoshta ka filluar,por jo në kulm!!nëse është fillimi,pas 3 javësh mund të arrijë kulmin!sidoqoftë,nesër në mëngjes do tu jap ndonjë lajm më të saktë!!duhet me marr në pytje nonat e bijve të putinit,me në krye nënën e protobrekës dhe kopjes së keqe të hashekut!!