Deri më tani, i vetmi shtet i Gjirit që ka shmangur goditjet nga raketat iraniane është Omani. Vendi, i cili kishte pritur bisedimet mes iranianëve dhe SHBA-së, shprehu zhgënjimin e tij për veprimin ushtarak.
Në Oman ka baza ushtarake amerikane, si në pjesën dërrmuese të vendeve të tjera të rajonit, por duket se është i vetmi vend i pacenuar nga reagimi i Iranit.
“Jam i tronditur. Negociatat aktive dhe serioze janë minuar sërish. As interesat e Shteteve të Bashkuara dhe as kauza e paqes globale nuk shërbehen mirë nga kjo,” shkroi ministri i Jashtëm Badr Albusaidi në platformën X.
“Dhe lutem për të pafajshmit që do të vuajnë. I bëj thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihen më tej. Kjo nuk është lufta juaj”.
Lufta Irak-Iran ka përfunfuar gjithmon me fitore tē Iranit, por mjetet ushtsrake tē pērdorura dikur kan dalē nga qarkullimi, dhe ata tē kohēs, nuk do mjaftojn pēr tē mbijetuar.Le ta shohim sē bashku vazhdimsin nē konflikt tē armatosur