OKB për sulmet e Izraelit dhe SHBA në Iran: Palët të ulen në tryezën e negociatave

28 Shkurt 2026, 17:20Bota TEMA
OKB për sulmet e Izraelit dhe SHBA në Iran: Palët të ulen

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar sulmet ushtarake të SHBA dhe Izraelit si dhe reagimit hakmarrës të Iranit.

Në një deklaratë, ai bëri thirrje për ulje të tensioneve, duke shtuar se ekziston rreziku për një konflikt më të gjerë rajonal me pasoja për qytetarët. Ai inkurajon palët që të ulen në tryezën e negociatave.

“Unë bëj thirrje për ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe për ulje të tensioneve. Mosveprimi në këtë drejtim rrezikon një konflikt më të gjerë rajonal me pasoja të rënda për civilët dhe stabilitetin rajonal. I inkurajoj fuqimisht të gjitha palët të kthehen menjëherë në tryezën e negociatave.

Unë përsëris se nuk ka alternativë të qëndrueshme ndaj zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, përfshirë kartën e OKB-së. Karta ofron themelin për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.”, u shpreh Guterres.

3 Komente

  1. m
    me thene te drejten

    Guterres, ky funderrine njerezore dhe politike, ky RROTCARIST class-i, ky pseudo-majtist pro-Hamasist!

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Doli dhe ky te laje gojen

      Përgjigjjuni
      1. O
        OKB dhe rezoluta 12 44

        Bisedimet nē diplomaci jan gjithmon prioritet, por nēse dēshtojn, fjalēn e kanē armēt.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje