Lufta Izrael-Iran, telefonatë Trump-Putin (e uron edhe për ditëlindje)

14 Qershor 2025, 20:10Bota TEMA
Lufta Izrael-Iran, telefonatë Trump-Putin (e uron edhe për

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin kanë diskutuar tensionet e fundit mes Iranit dhe Izraelit përmes një bisede telefonike këtë të shtunë. Lajmin e konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Putin më telefonoi këtë mëngjes për të më uruar me shumë mirësjellje Gëzuar Ditëlindjen, por ajo që është më e rëndësishmja, folëm edhe për Iranin, një shtet që ai e njeh mirë. Folëm gjatë”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, ku citohet presidenti Trump.

“Ai mendon, sikurse edhe unë, që kjo luftë Izrael-Iran duhet të marrë fund, ndërsa unë i shpjegova që edhe lufta e tij duhet të marrë fund”, citohet Trump.

2 Komente

  1. P
    Poseidon

    PRESIDENTE VLLADOJA PASKA URUAR ZV PRESIDENTIN E KONFEDERATES RUSO AMERIKANE Z TRAP PER DITLIN DJE.......

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      O zot! Më tha I thashë... ditëlindja...Izraeli...Ukraina... Si mu d të zgjidhet ky psikopat president???Edhe Likja jone ja kalon... Ky I yni zgjidhet për në burg kurse ky I cmenduri president...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje