Lufta në Ukrainë/ Papa Leoni XIV: Të intensifikohet përpjekja për t’i dhënë fund, paqja duket ende e largët

25 Janar 2026, 16:44Bota TEMA

Lufta në Ukrainë/ Papa Leoni XIV: Të intensifikohet

Papa Leoni XIV ka folur sërish për situatën e luftës në Ukrainë duke u ndalur dhe te ngërçi i negociatave.

Pas Engjëllit të Shenjtë, ai nisi një apel duke kërkuar lutje për ata që vuajnë, siç është popullsia ukrainase "e ekspozuar ndaj të ftohtit të dimrit".

Sipas mediave të huaja, ai u shpreh se konfliktet, armiqësitë shkaktojnë vetëm pasojë, dhe dëmet më të mëdha i paguajnë civilët e pafajshëm.

“Edhe këto ditë, Ukraina po goditet nga sulme të vazhdueshme që i lënë popullsi të tëra të ekspozuara ndaj të ftohtit të dimrit. E ndjek me hidhërim atë që po ndodh, jam pranë dhe lutem për ata që vuajnë. Vazhdimi i armiqësive, me pasoja gjithnjë e më të rënda për civilët, zgjeron ndarjen midis popujve dhe largon një paqe të drejtë dhe të qëndrueshëm. I ftoj të gjithë të intensifikojnë më tej përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund kësaj lufte. Edhe ditët e fundit, Ukraina është goditur nga sulme të vazhdueshme që po lënë qytetarët të ekspozuar ndaj të ftohtit. Po e ndjek me hidhërim atë që po ndodh dhe jam pranë tyre dhe lutem për ata që po vuajnë”, shtoi më tej Papa Leoni XIV.

 

1 Komente

  1. Z
    Zote na qenkan Oligarket kriminel

    Pafuqi e Zotit ! dhe pafuqia e Papes ! Per parandalinim e lufterave kudo ne Bote ...deshtim dhe ftohje qe kemi luftuar deri me sote dhe luftojme akoma per te mbajtur Zotin dhe te themi qe Egziston !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje