Largimi i SHBA, shefi i OBSH thotë se arsyet e dhëna nga Trump nuk janë të vërteta

25 Janar 2026, 14:30Bota TEMA
Largimi i SHBA, shefi i OBSH thotë se arsyet e dhëna nga Trump nuk

Të pavërteta i cilësoi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë arsyet që Uashingtoni ka dhënë për largimin e SHBA-së nga kjo organizatë. Në një postim në rrjetin social X, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se largimi i SHBA-së nga OBSH i bënte si ShBA-në ashtu edhe botën vende më pak të sigurta.

Për fat të keq, arsyet e cituar për vendimin amerikan për largimin nga OBSH janë ë të pavërteta. OBSH gjithmonë është angazhuar me SHBA-në dhe të gjitha vendet anëtare duke respektuar plotësisht sovranitetin e tyre”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

Në një deklaratë të përbashkët, sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio dhe ai i shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. njoftuan të enjten e shkuar se Uashingtoni ishte larguar zyrtarisht nga OBSH, duke akuzuar agjencinë e OKB-së për dështime të shumta gjatë pandemisë së Covid 19 dhe veprime kundër interesit të SHBA-s.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë, OBSH kishte njollosur reputacionin e SHBA-së dhe kishte rrezikuar pavarësinë e saj, ndërsa theksuan se mënyra se si agjencia kishte adresuar Covid 19 pengoi ndarjen në kohë të informacioneve vendimtare që mund të shpëtonin jetët amerikane.

Në një video që publikoi më pas rrjetin social x, Sekretari Amerikan i Shëndetësisë u shpreh se OBSH ishte përgjegjëse për amerikanët që kishin ndërruar jetë të vetëm nëpër azile si dhe bizneset e vegjël që ishin shkatërruar nga detyrimi për mbajtjen e maskave dhe vaksinuar.

Por OBSH paralajmëroi se deklaratat përmbanin informacione të pasakta.

Përgjatë pandemisë, OBSH veproi shpejt dhe ndau të gjithë informacionin që kishte me shpejtësi me botën. Rekomanduam përdorimin e maskave, vaksinave dhe distancimin fizik po në n ë asnjë rast nuk kemi rekomanduar që mbajtja e maskave, vaksinimi apo mbyllja të ishin të detyrueshëm”, theksoi agjencia në reagimin e saj ndaj deklaratave të sekretarëve Rubio dhen Kennedy Jr.

4 Komente

  1. T
    Teodor

    Po mire po Faucit cfare i bete? Mesa di une masat e para lunder pandemise i mori Trump i pare. Nese bota semuren ju nuk jeni imun.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Shtetet I dhane OBSHs te drejta te plota qe ata te marrin vendime kundra shteteve ne bot. Per kte SHBA u largua. Fauci more falje nga Presidenti qe u largua perpara Trump. Nuk mund ti behet gje ne nivel federal. Ne qofte se shtetet duan ta hedhin ne gjq ne nivelin e shtetit po, po jo ne nivel federal.

      Përgjigjjuni
    2. b
      bimi

      Kjo obesheja eshte nje perbindesh qe nuk ben asgje,vetem konsumon miliarda.Ky palacua i doli ne mbrojtje Kines,per covidin.Pamvarsisht nga opinionet per DT per shume nga keto organizata lubi ai i ka rene pikes.Te shkrihen te rindertohen.Nen hijen e tyre vegjetojne edhe gjykates e prokurore me rroga marramendese si ata qe gjykoje djemte tane me te pa drejte ne Hage.

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ?

        Organizate qe drejtohet nga kartelet e medikamenteve

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje