Viktima e fundit në Minneapolis nuk ishte i armatosur, ndryshe nga çfarë thonë zyrtarët federalë të administratës Trump

25 Janar 2026, 11:30Bota TEMA
Viktima e fundit në Minneapolis nuk ishte i armatosur, ndryshe nga

Media britanike 'The Guardian' ka publikuar publikon dëshmi që rrëzojnë versionin zyrtar të administratës Trump për vrasjen e Alex Pretti-t në Minneapolis. Sipas dy dëshmitarëve okularë, infermieri 37-vjeçar i kujdesit intensiv nuk mbante armë dhe nuk kërcënoi agjentët federalë në momentin kur u qëllua për vdekje.

Dëshmitë janë depozituar në një gjykatë federale në Minesota, vetëm pak orë pas ngjarjes, në kuadër të një padie të ngritur nga ACLU në emër të protestuesve kundër autoriteteve federale që po drejtonin operacionet kundër emigracionit në qytet. Njëra dëshmitare, e cila ka filmuar videon më të qartë të momentit fatal, deklaron se Pretti iu afrua agjentëve me telefon në dorë për të filmuar dhe për të ndihmuar një grua që ishte shtyrë përtokë, jo me armë, siç pretendohet nga zyrtarët.

Sipas saj, Pretti u rrëzua nga disa agjentë federalë dhe u qëllua ndërsa ndodhej në tokë, pa shfaqur asnjë shenjë rezistence. Edhe dëshmitari i dytë, një mjek që e pa ngjarjen nga dritarja e apartamentit të tij, konfirmon se nuk pa asnjë armë tek viktima dhe se, pasi u lejua të afrohej, konstatoi plagë të shumta plumbi në shpinë dhe gjoks.

The Guardian thekson se këto dëshmi, të mbështetura edhe nga pamjet video, bien në kundërshtim të drejtpërdrejtë me deklaratat e presidentit Trump dhe zyrtarëve të lartë të sigurisë, të cilët e përshkruan Pretti-n si një “të armatosur” që kërcënonte agjentët. Rasti ka rikthyer debatin mbi përdorimin e forcës nga autoritetet federale dhe transparencën e versioneve zyrtare në ngjarje me pasoja fatale.

7 Komente

  1. D
    Don’t tread on me

    Do bente si hero qorri. E hengri trimi ne sum

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Dhe unë mendoja se vetëm në Shqipërinë e epokës së Berishës mund të vriteshin protestuesit apo kalimtarët nën akuzën e "terroristëve me çadra pistoletë"!!! Kujdes se herën tjetër mund të jesh ti "heroi" i radhës!

      Përgjigjjuni
    2. I
      Ice ice baby

      Shume mire ja ben

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pjeter

        Qashtu, loku fashist.!

        Përgjigjjuni
        1. g
          ganiu

          Sa më shpejt në kokën tënde o bir kumlle. Do të të shijojë më shumë sepse do jenë të tutë që do të ta fusin.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Astoria

          Kishte arme me vete dhe beri kakerdhi kot. Mire ju be qorrit

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lexhenda

            Na teegoni videon atehere qe te bindemi

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje