Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë të shtunë se do të vendosë një tarifë 100% mbi produktet kanadeze nëse Kanadaja nënshkruan një marrëveshje tregtare me Kinën.
Sipas mediave të huaja ai paralajmëroi kryeministrin kanadez Mark Carney se një marrëveshje e tillë do të rrezikonte vendin e tij.
“Kina do ta hajë Kanadanë të gjallë, do ta shkatërrojë komplet, duke përfshirë bizneset, strukturën sociale dhe mënyrën e përgjithshme të jetesës së tyre. Nëse Kanadaja bën marrëveshje me Kinën, menjëherë do të përballen me një tarifë 100% mbi të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze që hyjnë në SHBA”, shkroi Trump në Truth Social.
Gjatë një vizite të fundit në Kinë, Carney e quajti superfuqinë aziatike “partner të besueshëm dhe të parashikueshëm” dhe në Davos inkurajoi liderët evropianë të kërkojnë investime nga ekonomia e dytë më e madhe e botës.
Trump sugjeroi se Kina mund të përpiqej të përdorte Kanadanë për të shmangur tarifat amerikane.
“Nëse Guvernatori Carney mendon se do të bëjë nga Kanadaja një ‘Port Dorëzimi’ për Kinën për të dërguar mallra dhe produkte në SHBA, ai gabon rëndë”, tha Trump.
Tensionet mes SHBA-së dhe fqinjit të saj verior janë shtuar në ditët e fundit.
Të enjten, Trump tërhoqi ftesën për Kanadanë që të bashkohej me iniciativën e tij “Bordin e Paqes” për zgjidhjen e konflikteve globale.
Ky vendim erdhi pas fjalimit të Carney-t në Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku ai kritikoi hapur përdorimin e integrimit ekonomik si armë dhe tarifat si mjet presioni.
Ky idioti kujton se kanadezet jane si europianet qe dhiten nga kercenimet e tij.
Po pse cfare I mendon kanadezet ti? Kina e ka marrur me kohe kanadane
Kina konkuron dhe fiton. Tani qe kanadane po e nrrr Kina, te shohim cdo beje Trump qe oret e fundit thote se kina nuk eshte vend armik, dhe kjo eshte e vertete, Kina nuk ka qene kurre armik i askujt ne historine moderne,
Kanadezet jane me keq. Le qe ska me kamadeze njehere gjysma jane indiane. Kanadaja ka marre fund
ahaha.. filloi prap trapi me tarifat ?
Mos harroni qe Carney eshte postuar kryeminister nga Britania dhe se levizjet e tij jane ne sincron britaniket qe po ashtu duke leshuar ishujt e azoreve kercenojne largimin e bazes me te rendesishme americane Hose Garcia, me sa duket Britaniket jane bashkuar Kines per hegjemoni ne bote pasi po bejne te pamundur te shkaterrojne USA nga brenda, ndoshta dhe Sorros eshte “ perzene” ne USA me largepamesi djallezore per te bere ate qe ka bere kunder sistemit American. E imagjinoni ore shqipetare ku Britania qellon pas shpine USA Shqiperia per t’a nuk ekziston kjo dhe nga historia, hapini syte dhe mendjen ne keto kohe te turbullta, America First kjo do te thote ekzistence…..
Ok, vazhdo larjen e pjatave!
Ha ha ha , përgjigje brillante !
Ka dhe te tille qe shkruaj ne shqip por nuk kane aftesi te mendojne. E vertete eshte se fati yne eshte i lidhur me Usa, kjo sepse Evropa nuk na do! Ne na duhet vetem garanci sovraniteti nga Usa dhe mundesisht nje drejtesi e vertete, jo si kjo me Spak berishist. Me pas mund te jetojme per bukuri ne vendin tone, Evropa do vazhdoje te mbetet bythe zbuluar, e te ftohet nga tere anet.
Te gjitha vendet dote dalin nga kriza vetem Shqiperia dhe Kosova dote mbeten ne Izollim shkaku eshte se neve ndodhemi midis fqinjeve armiqsore dhe vendet tona dote mbeten te mvarura pse neve nuk bejm asgje tjeter por vetem vjedhim njeri tjetrin dhe perendimi e shfrytezon kete situate dhe nuk na pranojn askund dhe nuk na duan vetem kur paguajm vazhdoni keshtu nji dite dota shisni vendin per tju ndihmuar hajduteve qe ju genjejne.
Shqiperia dhe Kosova nuk jane aspak ne izolim, o katunar i trashe!