Zelensky flet pas takimeve negociatore Rusi-Ukrainë-SHBA në Abu Dabi: Bisedimet ishin konstruktive

24 Janar 2026, 16:09Bota TEMA
Zelensky flet pas takimeve negociatore Rusi-Ukrainë-SHBA në Abu Dabi:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se delegacioni ukrainas ka dorëzuar raportin përfundimtar dhe se takimet e zhvilluara në Emiratet e Bashkuara Arabe janë mbyllur.

Përmes një postimi në platformën X, Zelensky vlerësoi se ky ishte formati i parë i këtij lloji pas një kohe të gjatë, duke nënvizuar se bisedimet u zhvilluan në një atmosferë konstruktive dhe me shkëmbime të shumta mes palëve.

“Palët ranë dakord të raportojnë në kryeqytetet përkatëse dhe të koordinojnë hapat e mëtejshëm me udhëheqësit,” shkroi ai.

Sipas presidentit ukrainas, përfaqësuesit ushtarakë kanë arritur të identifikojnë një listë çështjesh që mund të shërbejnë si bazë për organizimin e një takimi të ardhshëm. Zelensky shtoi se, nëse ekziston vullnet për të avancuar më tej procesin vullnet që Ukraina e ka shprehur qartë – takime të tjera mund të mbahen, madje që javën e ardhshme.

2 Komente

  1. N
    Nje karagjoz mosmirenjohes ky Zelensky, fatkeqesi

    Zelensky e ofendoi ate duke i kursyer BEse €90 miliard kredi per luften ne Ukraine. Ta i mbetet popullit ukraines ta zboje nga pushtet Zelenskin!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Bisedimet nuk ishin konstruktive kur ki nuk hjek dore nga donbasi kurse Rusia nuk e ndalon luften pa e mare Donbasin ,por Zenskit nuk i interson Donbasi por miljonat Euro dhe nji dite dote iki me ata miljarda dhe lamtumire Ukraine me ata miljarda e strehon xhdo kush.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje