Izraeli dëshiron të kufizojë numrin e palestinezëve që hyjnë në Gaza përmes pikës kufitare me Egjiptin, me synimin që të lejojë më shumë dalje sesa hyrje, thanë tre burime të informuara mbi çështjen, përpara hapjes së pritshme të kufirit javën e ardhshme.
Kreu i një komiteti kalimtar palestinez, i mbështetur nga SHBA për administrimin e përkohshëm të Gazës, Ali Shaath, njoftoi të enjten se pika kufitare e Rafahut — praktikisht rruga e vetme hyrje-dalje për pothuajse të gjithë më shumë se 2 milionë banorët e Gazës — do të hapet javën e ardhshme.
Kufiri pritej të hapej gjatë fazës së parë të planit të presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës, në kuadër të armëpushimit të arritur në tetor mes Izraelit dhe Hamasit.
Më herët këtë muaj, Uashingtoni njoftoi se plani ka kaluar tashmë në fazën e dytë, sipas së cilës Izraeli pritet të tërheqë më tej trupat nga Gaza, ndërsa Hamasi duhet të heqë dorë nga kontrolli i administrimit të territorit. Ana e Gazës e pikës kufitare ka qenë nën kontrollin ushtarak izraelit që nga viti 2024.
Tre burimet, që folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, thanë se ende nuk është e qartë se si Izraeli planifikon të zbatojë kufizimet për numrin e palestinezëve që hyjnë nga Egjipti, apo çfarë raporti dalje-hyrje synon të arrijë.
Zyrtarë izraelitë kanë folur më parë për inkurajimin e emigrimit të palestinezëve nga Gaza, megjithëse mohojnë se synojnë zhvendosjen me forcë të popullsisë. Palestinezët janë shumë të ndjeshëm ndaj çdo sugjerimi se banorët e Gazës mund të dëbohen, ose se ata që largohen përkohësisht mund të pengohen të kthehen.
Pika kufitare e Rafahut pritet të administrohet nga palestinezë të lidhur me Autoritetin Palestinez me qendër në Ramallah dhe të monitorohet nga personel i Bashkimit Evropian, ashtu siç ndodhi gjatë një armëpushimi disa-javor mes Izraelit dhe Hamasit në fillim të vitit të kaluar.
Zyra e kryeministrit izraelit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment për këtë artikull. Ushtria ia referoi pyetjet qeverisë, duke refuzuar të komentojë.
Një zyrtar izraelit i tha Reuters se qeveria do të vendosë se kur do të hapet kufiri dhe se palestinezët nuk do të mund të hyjnë apo të dalin nga Gaza pa miratimin e Izraelit.
Tre burimet thanë gjithashtu se Izraeli synon të vendosë një pikë kontrolli ushtarake brenda Gazës, pranë kufirit, përmes së cilës të gjithë palestinezët që hyjnë ose dalin do të duhet të kalojnë dhe t’i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë nga Izraeli.
Ambasada e SHBA-së në Izrael nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nëse Uashingtoni e mbështet Izraelin në kufizimin e numrit të palestinezëve që hyjnë në Gaza apo në ngritjen e një pike kontrolli për verifikimin e atyre që hyjnë dhe dalin.
Sipas fazës së parë të planit të Trump, ushtria izraelite u tërhoq pjesërisht nga Gaza, por ruajti kontrollin mbi 53% të territorit, përfshirë të gjithë kufirin tokësor me Egjiptin. Pothuajse e gjithë popullsia e territorit jeton në pjesën tjetër të Gazës, nën kontrollin e Hamasit, kryesisht në tenda të improvizuara ose ndërtesa të dëmtuara.
Burimet thanë se nuk është e qartë se si do të trajtohen individët që bllokohen nga ushtria izraelite për të kaluar nëpër pikën e kontrollit, veçanërisht ata që hyjnë nga Egjipti.
Qeveria izraelite ka kundërshtuar vazhdimisht hapjen e kufirit, me disa zyrtarë që thonë se Hamasi duhet fillimisht të kthejë trupin e një oficeri policie izraelit që mbahet në Gaza, mbetjet e fundit njerëzore të një pengu që pritej të dorëzoheshin sipas fazës së parë të armëpushimit.
Zyrtarë amerikanë thonë privatisht se është Uashingtoni, dhe jo Izraeli, ai që po udhëheq zbatimin e planit të presidentit për t’i dhënë fund luftës./Reuters
Po ky eshte plani i dhendrit te Trumpit Kushner por me popullin Palestinez nuk mundet te zhvillohet nji plan ndertimi ,pra duhet qe Izraeli ta pastron Gazen nga popullsia dhe mase pari ndertohet baza ushtarake Amerikane dhe vendbanime per Gjeneralet e bazes ku Izraelit doti paguet qeraja.
Cili popull, kolonia arabofone në Gazë Gori!? Mos ka; pas a dashur e investuar, në Sazan, dhe s'i ka shlyer mundin as Zheleznovit kur u përshal? Diç ka e as m'i vaka ç'i ka shkuar në tërësi në të ardhura, Goro.
Ne AZZA (emri i lashte hebre i Gazes) nuk ka ndonje "popull palestinez". Arabet qe jetojne aty jane mbeturina te kolonizatoreve dhe pushtuesve arabe, shumica te ardhur nga Egjypti dhe Siria!
Sa mire e reciton propaganden cifute ky djale. Me pike dhe me presje. Nuk e di a e merr ate 7000 dollarshin , apo vetem 7000 lek i jep pronari i call centrit per keto komente ?
E VERTETA nuk eshte propagande mor injorant islamist, analfabet qe s'ke lexuar nje liber historie dhe gjeografie ne jeten tende.
Pervec 7000$, me kane dhene dhurate dhe tet'eme, por pa perce .!.
Mos dergoni kot "ndihma humanitare" dhe as mos kerkoni "armepushim". Thjesht shkaterroni murin rrethues qe Egjypti ka ndertuar ne kufirin Gaza-Egjypt dhe te hapet kufiri! Pastaj Gazanet e dine vete se ku i gjejne ndihmat...Cfare prisni more IDIOTER klasike, qe te beje Izraeli!? Po do ti zhduke te gjithe hamasistet ne Gaza, mos kini dyshim. Edhe ata qe e perkrahin Hamasin do ti fluturoje qe c'ke me te, mos kini asnje dyshim, te gjithe ne Sinai te Egjyptit do fluturojne. Le te hapet "pika kufitare" me Egjyptin si fillim dhe pastaj .. Free Gaza from arab colonizers.. dhe kthimin e Gazes ne nje Resort Turistik fantastik, pa magjypet islamike! Shpresoj te bej pushimet verore ne Gaza pas 2 vitesh.