Lufta në Ukrainë: Sa ndikim ka zgjerimi i forcave ruse

29 Gusht 2022, 09:13Bota TEMA

Lufta në Ukrainë: Sa ndikim ka zgjerimi i forcave ruse

Plani i Rusisë për të zgjeruar forcat e saj të armatosura nuk ka gjasa të ketë ndikim në luftën në Ukrainë.

Kështu ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi kohët e fundit një dekret për të rritur personelin ushtarak të forcave të armatosura ruse në më shumë se 1.15 milion.

Por Ministria e Mbrojtjes tha se rritja nuk kishte gjasa të rriste fuqinë luftarake të Rusisë – pjesërisht për shkak të humbjeve të vazhdueshme.

Dekreti i Presidentit Putin erdhi në mes të një përpjekjeje për rekrutime ushtarake.

Ka pasur raporte se rekrutuesit madje kanë vizituar burgjet, duke u premtuar të burgosurve liri dhe para.

Rusia planifikoi një fushatë të shkurtër dhe vendimtare kur pushtoi Ukrainën në shkurt, por rezistenca ukrainase e ka ngecur përparimin e saj dhe javët e fundit vijat e frontit pothuajse nuk kanë lëvizur.

Aktualisht, burrat rusë të moshës 18 deri në 27 vjeç i nënshtrohen rekrutimit, megjithëse shumë prej tyre janë në gjendje të shmangin ose reduktojnë shërbimin e tyre – zakonisht një vit – përmes përjashtimeve mjekësore ose duke u regjistruar në arsimin e lartë.

2 Komente

  1. B
    Bato

    Kokrra e genjeshtarit kur thote se rritja e forcave te ushtrise nuk lidhet me luften ne Ukraine

    Përgjigjjuni
    1. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Nuk do ja falë kurrë Rusia, Ukrainës., dëmet në ushtarë dhe ushtri që i ka shkaktuar dhe po i shkakton.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje