
Shtëllunga të mëdha tymi u ngritën lart në qiell ndërsa autoritetet indiane shkatërruan dy kulla binjake.
Godinat gati 100 metra të larta u shembën me shpërthim të kontrolluar pasi Gjykata e Lartë në vend zbuloi se ndërtesat ishin ndërtuar në kundërshtim të ligjeve.
Rreth 3,700 kg eksploziv u përdorën për të rrëzuar kullat binjake, të vendosura në periferi të kryeqytetit Nju Delhi, në më pak se 10 sekonda.
Shumë policë dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencës, monitoruan procesin e shembjes së godinave të cilat kishin 850 apartamente të pabanuara.
Pavarësisht ndërtimeve të shumta të paligjshme në qytetet e Indisë, prishjet e ndërtesave të mëdha janë shumë të rralla. Pas qiellgërvishtësve e gjitha çka ka mbetur janë mbi 80,000 ton rrënoja një pjesë e së cilës do të riciklohet.
Gjykates toca, ne vend qe te pastrojne qytetin nga barakat, llamarinat, ku jetojne pjesa derrmuese e qytetareve indiane, shkojne dhe prishin dy kullat binjake qe mund te strehonin familje me fakira qe dhjesin e pshurrin ne mes te rruges aty ku u vjen si bagetite.
Bire o bire ku jemi. India prishe dy ndertesa gjigante pa leje, ne nuk prishim dote nje kasolle pa leje ( pallate jo e jo). Cfar munde te thuashe me per ate vende. Kjo eshte pergjigja me e mire per ata qe pyesin pse ikin shqiptaret. Pervece korrupsionit te kadastrave kur prishet nje prone ne shqiperi mbasi te kane zhvature mire qeveritaret me leje nen dore, fillojne procedurat te ashtuquajtura normale: pronari I truallit shperblehet me $ 1.00 m, ai I nderimit me cmimet e viteve 92 dhe pjesen e luanit oligarku qe do te ndertoje me fondet e taksapaguesve. Nuke ka komputer ne bote qe e zberthene kete formule, prandaj dhe na shikojne si jashte tokesore.