Autoritetet daneze po hetojnë praninë e një anijeje luftarake ruse pranë bregdetit të tyre, pasi dronët fluturuan pranë aeroporteve dhe objekteve ushtarake këtë javë.
Sipas gazetës daneze Ekstra Bladet, Aleksandr Shabalin, një anije zbarkimi e klasit Ropucha, u vu re rreth 12 kilometra në lindje të Langeland dhe në jug të Lolland, pak jashtë ujërave daneze me sistemin e saj të gjurmimit të fikur.
E armatosur me raketahedhës, topa automatikë dhe armë kundërajrore, anija mund të mbajë tanke dhe trupa dhe më parë ka mbështetur operacionet ruse në Siri.
Shfaqja e anijes përkoi me fluturimet e dronëve që detyruan Aeroportin e Aalborg-ut në Danimarkë, i cili gjithashtu strehon avionë luftarakë, të mbyllet për disa orë të mërkurën në mbrëmje.
Incidente të ngjashme u raportuan pranë Esbjerg-ut, Sønderborg-ut dhe bazës ajrore Skrydstrup.
Ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen i përshkroi incidentet si një “sulm hibrid” nga një aktor profesionist.
Burrë shteti deri tani është treguar vetëm presidenti Erdogan,kur avjoni rus shkeli hapësirën ajrore të Turqisë herën e parë e paralajmëroi ndërsa herën e dytë me një raketë e hodhi në tokë dhe pilotin e kapi rob. Kjo është burrëri jo si po veprojnë tani që ka përditë shkelje dhe asnjë kundërveprim ndaj Carit....
Po re po burrë u tregua, mbas asaj që bëri i kërkoi falje, dhe mos harroni se në puçin qe do i bënin Erdoğanit ishte shërbimi sekret russ qe e shpëtoi, prandaj Turqia është shumë më miqësore me kombin russ se sa me homot e perëndimit.