Takimi i udhëheqësve të Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Londër lejoi vazhdimin e punës së përbashkët mbi planin amerikan të paqes për Ukrainën, njoftoi Pallati Elysee.
E njëjta deklaratë thotë se bisedimet do të intensifikohen me qëllim vendosjen e “garancive të forta të sigurisë” për Ukrainën, si dhe masave specifike për rindërtimin e vendit pas luftës.
Bisedimet u zhvilluan në Downing Street dhe zgjatën më shumë se dy orë, me pjesëmarrjen e kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz.
Në deklaratat publike para takimit me dyer të mbyllura, Starmer theksoi se çdo marrëveshje duhet të shoqërohet me garanci “të forta” sigurie për Ukrainën, ndërsa Macron tha se aleatët e Ukrainës “kanë shumë letra në duar” përpara bisedimeve. Nga ana e tij, Merz shprehu “skepticizëm” në lidhje me disa aspekte të propozimeve që vijnë nga Shtetet e Bashkuara.
Pas bisedimeve, katër udhëheqësit u shfaqën së bashku jashtë rezidencës së kryeministrit. Më vonë, Zelensky pritet të udhëtojë për në Bruksel për kontakte me zyrtarët e NATO-s dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Garanci sigurie...!!!!????? Ukraina i kishte keto garanci kur dorezoji armet berthamore dhe asgje nuk ndodhi kur u pushtua Krimeja apo tani me gjere , Europianet bejne sikur jane te shqetesuar dhe sidomos Britaniket qe jane nje nga garantuesit e meparshem....Hipokrizi klasike europiane , mitingje, koferenca,deklarata dhe me ne fund party per vehten e tyre........!!!!!!
e vetmja garanci sigurie është ajo që po bëhet!!shpërbërja e rusisë!kini pak durim se do shikoni shpërbërjen e perandorisë së katërt nga 1918ta!!
Ewropianet te ruajne vendet e tyra nga emigration e dyndjed Arabe dhe Afrikane.po nuk moren masa shume shpejt do humbin identitet.ne France qe sivjwt u hoqen zbukurimet e krishtlindjeve sepse nuk Jane dakort arabet qe I Kane pushtuar
ik or tu qifshin robt nga e pe ti qe u hoqen zbukurimet e krishtlindjeve ne France apo ta tha pidhi sateme