Macron: Kemi shumë “karta” në duar për Ukrainën

8 Dhjetor 2025, 19:20Bota TEMA
Macron: Kemi shumë “karta” në duar për Ukrainën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar se Evropa dhe Ukraina tani kanë argumente dhe mjete të shumta për të ushtruar presion mbi Rusinë në negociatat për paqen në Ukrainë. Gjatë fjalës hapëse në takimin me udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Ukrainës, Macron tha se ajo që mbetet është të pajtohen qëndrimet e Ukrainës, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ne të gjithë e mbështesim Ukrainën, ne të gjithë mbështesim paqen dhe bisedimet e paqes për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme. Dhe mendoj se kemi shumë letra në duart tona.” tha Macron.

Mediat e huaja shkruajnë se Macron theksoi se Bashkimi Evropian po siguron fonde për Ukrainën, po organizon furnizimin me pajisje dhe programe trajnimi.

“Është fakt që Ukraina po bën rezistencë në këtë luftë, dhe është fakt që ekonomia ruse po fillon të vuajë, veçanërisht pas sanksioneve tona të fundit dhe atyre të vendosura nga Shtetet e Bashkuara,” theksoi presidenti francez.

Presidenti i Rancës, Macron u shpreh se çështja kryesore është të përfundojnë bisedimet për paqejen dhe të fillojmë një fazë të re me kushte më të mira për Ukrainën.

“Çështja kryesore tani është të pajtojmë qëndrimet tona të përbashkëta, ato të Evropës, Ukrainës dhe SHBA-së, në mënyrë që të përfundojmë këto bisedime paqeje dhe të fillojmë një fazë të re në kushtet më të mira të mundshme për Ukrainën, për Evropën dhe për sigurinë tonë kolektive.” tha ai.

4 Komente

  1. L
    LORA

    Lajm i mire per ukrainasit dhe europianet.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Schopenhauer

      Kot e ke mor djalë, Rusia merr vesh vetëm me luftë!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Pse eshte prona jote Ukraina?Cfare kartash ke ti mer debil,shiko se po shko si karroce ne France.E ke bere Francen si mos me keq,economia ka shku per lesh,sa i lutesh Kines qe te blej mallra te prodhuar ne France.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Diplomati

          Makroni i duket vetja nje Napoleon i ri.Ka Rene ne dashuri me veten por i kane Rene breket ne fund te kombeve,vetem me gjashtë perqint mbështetje ne Francë.Ne kete gjendje jane dhe liderët angleze e gjermane te cilët duan t'a mbajnë ne lufte mafiozi Zelenski per interesat e tyre jo per Ukrainen.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje