Kancelari gjerman: Jam skeptik ndaj disa detajeve që vijnë nga pala amerikane

8 Dhjetor 2025, 18:29Bota TEMA
Kancelari gjerman: Jam skeptik ndaj disa detajeve që vijnë nga pala

Kryeministri britanik Keir Starmer ka mirëpritur tanimë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, atë francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz.

“Mendoj se kemi shumë letra në duar”, thotë presidenti francez. “Fakti që ukrainasit po rezistojnë në këtë luftë”.

“Ekonomia ruse po fillon të vuajë veçanërisht pas sanksioneve tona të fundit dhe sanksioneve të SHBA-ve”, shton ai.

Kurse Merz thotë: “Jam skeptik ndaj disa detajeve që po shohim në dokumentet që vijnë nga pala amerikane – por duhet të flasim për këtë. Kjo është arsyeja pse jemi këtu”.

Lini një Përgjigje