Trump i zhgënjyer me Zelenskyn: Nuk e ka lexuar ende planin e fundit të paqes

8 Dhjetor 2025, 11:20Bota TEMA
Trump i zhgënjyer me Zelenskyn: Nuk e ka lexuar ende planin e fundit

Presidenti amerikan, Donald Trump, shpreh zhgënjim të thellë me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky. Shkak është bërë plani i përditësuar i paqes.

“Kemi folur me Presidentin Putin dhe kemi folur me udhëheqës ukrainas, përfshirë presidentin Zelensky. Dhe duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin.

Kjo ishte deri para disa orësh. Populli i tij e pëlqen. Por ai jo. Rusia është dakord me të. Rusia do të preferonte të kishte të gjithë vendin kur e mendon. Por Rusia, besoj, është dakord me të, por nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord me të. Populli i tij e pëlqen. Por ai nuk e ka lexuar”, tha Trump.

I dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, përfunduan të shtunën bisedimet disaditore me negociatorin e lartë ukrainas, Rustem Umerov. Përpara konsultimeve të tij të planifikuara me udhëheqësit europianë në ditët në vijim, të dielën Zelenskiy tha se bisedimet me SHBA-në kanë qenë konstruktive, por jo të lehta.

Pavarësisht ndërmjetësimit të SHBA-së dhe kontakteve periodike të nivelit të lartë, përparimi në bisedimet e paqes ka qenë i ngadaltë, me mosmarrëveshjet mbi garancitë e sigurisë për Kievin dhe statusin e territorit të pushtuar nga Rusia ende të pazgjidhura.

3 Komente

  1. T
    Trump ka gjithnje te drejte

    Po Trumpi vete a e ka lexuar planin e paqes? Mbase jo, sepse eshte shume i zene me punet e biznesit familjar, e nderkohe ai lexon jo me shume se pak rreshta ne dite, dhe ato jane titrat e lajmeve te Fox News.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tarasi

      Trampi eshte presidenti me i keq qe ShBA-ja ka patur ne gjithe historine e saj. Megalloman i çartur.Çfare thote ne mengjes e mohon ne darke.Ukrainen e ka shitur me kohe gjoja ne emer te paqes.Europa duhet ti dale zot per çeshtjen e sigurise se saj sa me shpejte,sepse i ka mundesite dhe resurtet e nevojshme.Shqiperia si vend i vogel duhet te pergatitet per te mbrojtur veten.Ata qe shiten e shkaterruar astet ushtarake duhen denuar si tradhetar e armiq te kombit.Njera nga perandorite e sotme do bjere.Se kush, do ta tregoje koha.Jetojme ne kohe te turbullta njerez.Jini vigjelente!

      Përgjigjjuni
      1. z
        zhelenski cifut

        sai zgjuar qe je o shoku Tarras

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje