Hegseth shpall fundin e “utopisë idealiste”: Do t'u japim përparësi interesave praktike të SHBA-ve, aleatët të mbrojnë veten

8 Dhjetor 2025, 07:50Bota TEMA
Hegseth shpall fundin e “utopisë idealiste”: Do t'u japim

Nëse dokumenti i ri strategjik i Shtëpisë së Bardhë sinjalizoi një ndryshim të madh qasjeje, atëherë deklaratat pa dorashka të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, përbëjnë praktikisht shpalljen zyrtare të kësaj kthese në politikën e jashtme të SHBA-së.

Duke folur të shtunën në Reagan Defense Forum, Hegseth shpalli fundin e epokës “së utopisë idealiste” dhe fillimin e periudhës “së realizmit të ashpër”. Ishte, siç shkruan Politico, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj politikës së jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë, duke kritikuar madje edhe ish-presidentë dhe gjeneralë me emër.

Fokus te hemisfera perëndimore! Ton më i butë ndaj Kinës

Në fjalimin e tij, shefi i Pentagonit përshkroi një zhvendosje të theksuar të fokusit ushtarak amerikan drejt Hemisferës Perëndimore. Ai u kërkoi aleatëve “të mbrojnë veten, sepse nuk janë fëmijë”, ndërsa u shpreh shumë më i moderuar ndaj ushtrisë kineze. Vetëm dy ditë më parë ishte publikuar Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare.

Sipas Politico, Hegseth përshkroi një Amerikë që po pranon realitetin e “zonave të ndikimit”:
• Kina në Paqësor,
• SHBA në Hemisferën Perëndimore dhe Europë.

Rusia u përmend vetëm kalimthi.

Hegseth tha se SHBA nuk duhet të shpërqendrohet me “ndërtimin e demokracisë, ndërhyrjet, luftërat e paqarta, ndryshimet e regjimeve, klimën, moralin ‘woke’ ose projektet e kota për ndërtimin e kombeve”.

“Do t’i japim përparësi interesave praktike dhe konkrete të vendit tonë”, theksoi ai.

Ndryshe nga strategjitë e viteve të fundit që fokusohej në frenimin e Kinës, Hegseth u shpreh për një qasje më të butë:

“Presidenti Trump dhe kjo administratë synojnë paqe të qëndrueshme, tregti të drejtë dhe marrëdhënie respekti me Kinën”, tha ai.

Sipas tij, SHBA do të ndjekë një politikë që “respekton rritjen historike të fuqisë ushtarake të Kinës”, edhe pse Pentagoni “e kupton shumë mirë sa e shpejtë e gjithëpërfshirëse është kjo rritje”.

“Aleatët nuk janë fëmijë”

Në fund, Hegseth përgëzoi vende si Koreja e Jugut, Polonia dhe Gjermania për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, duke theksuar:
“Aleatët nuk janë fëmijë. Mundemi dhe duhet të presim që të bëjnë pjesën e tyre.”

2 Komente

  1. P
    Pfffffff

    VENDET QE DIKUR JU BENIT SHURREN SOT U INDRUSTRIALIZUAN,, DO VIJ HPEJT DITA QE EUROPA DO JU DUHET ME SHUME SE KURRE . NESE EUROPA MILITARIZOHET DHE BEHETVE PAVARUR USHTARAKISHT ATHERE DO TE THOTH QE MUND TE KTHEJE SYTE NA AZIA SEPSE ATJE ESHT POTENCJALI ME I MADH PER TREGETI .KA DHE LIDHJE NE RRUGE TOKSORE EUROP AZI. NE NJERZIT E THJESHT JAPIM NJE MENDIM AQ SA DIME , JU I DINI ME MIRE ZOTI MINISTER POR ME SA KUPTOJ KA NJE MLLEF SIKUR FAJET I KA EUROPA PER CDO GJE QE NDODH NE PLANET.PER CDO LUFT QE KINI HAPUR KINI PASUR MBESHTETJEN E EUROPER PAVARSISHT SE SKA QEN DAKORT NE SHUM RASTE. FAJET E POLITIKES SE JASHTME AMERIKANE NDER VITE JA HIDHNI EUROPES TANI??EUROPA KA SHUM MEKATE POR JU KINI TUAJAT.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhezo Smokthina

      Komenti yt zoti 'Pfffffff' të kujton atë shprehjen, "plaç moj bythë e plasur, ç'halle paske pasur". Po shtrijë or I uruar i perëndisë këmbët sa ke jorganin. Akoma jeton me mentalitetin megaloman që na ushqente partia e "lavdishme",'e cila pasi kishim prashitur dhe mbjellë domate, kunguj, presh e kastraveca, ose kishim mjelë lopët, u kishim hedh tagji kuajve të karrocave, na fuste në "këndin e kuq", ku flisnim për hallet e proletariatit botëror, për fatin e luftrave në botë dhe revolucionin në shkallë botërore i cili ishte "një çështje e shtruar për zgjidhje". Pastaj ktheheshim në shtëpi dëgjonim lajmet dhe shprehnin keqardhje të thellë për jetën e popujve të botës, e cila, ndryshe nga lumturia jonë ishte sterrë e zezë nga shtypja dhe mjerimi që i bënte kapitalizmi. Binim shpejt për të fjetur, nuk harronin të bënim atë të flamosur akt të lashtë dhe të vjetër sa bota dhe në mëngjes, në orën 4 të sabahut çoheshin dhe vendosnim trastën me shishen e qumshtit në radhë, duke pritur në këmbë në mes të të ftohtit derisa të vinte makina të sillte qumshtin. Gjatë këtyre dy orëve në pritje sa të hapej dyqani në orën 6 i jepnin një të sharë vënçe imperializmit amerikan dhe social imperializmit sovjetik, tradhëtisë së marksizëm leninizmit nga Kina e plot halle të tjera që kishte dhe ka bota. Por kurrë nuk flisnim për hallet tona, pse nuk kishte as brekë në dyqan sepse e dinim mirë se ç'na priste. Spaçi, Burreli, Qafë Bari, Ballshi, Lukova.....O nëne, o nëne!!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje