Me ardhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë mes Uashingtonit dhe Brukselit është shfaqur një mosbesim i thellë, çka është vënë re edhe në qëndrimet që ato mbajnë lidhur me konfliktin në Ukrainë.
Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, i publikuar nga mediat amerikane, evidenton se Trump ka angazhuar diplomacinë amerikane për të përshtatur politikën evropiane me qëllimet e tij, duke promovuar partitë “patriotike”, për të eliminuar “censurën” dhe për të “shpëtuar qytetërimin europian” nga rënia.
Sipas këtij dokumenti, Uashingtoni beson se siguria e tij tani varet nga një zhvendosje e Evropës “djathtas”, duke mbështetur “partitë e së djathtës ekstreme”, duke frenuar imigracionin dhe duke adresuar atë që teksti e përshkruan si “rrezikun e zhdukjes kulturore”.
BE-ja akuzohet në këtë dokument se po kontribuon në kushtet që mund ta bëjnë kontinentin “të panjohur brenda 20 vjetësh”.
Ndaj strategjia arrin në përfundimin se Evropa “duhet të korrigjojë kursin e saj” dhe SHBA-të synojnë të kultivojnë “rezistencë të brendshme” në vendet europiane.
Edhe pse udhëheqësit evropianë deri më tani kanë shmangur konfliktin e hapur me Trump-in, viti i ardhshëm zgjedhor pritet t’i vërë ata përballë pasojave të menjëhershme.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Reform UK e Nigel Farage shihet si partia që ka gjasa të arrijë fitore të konsiderueshme në zgjedhjet e vitit 2026, duke rrëzuar Keir Starmer nga posti.
Në Francë, partia e Marine Le Pen po ushtron presion mbytës mbi presidencën e Macron, ndërsa në Gjermani, AfD po sfidon drejtpërdrejt Friedrich Merz.
Kur edhe Putin shprehet pozitiv në dokumentin e strategjisë së re amerikane, duket fare qartë se doktrina Trump është një oktapod i zi që ka asfiksuar funksionin e demokracisë amerikane dhe po bënë gjithçka për të shkatërruar edhe demokracitë europiane dhe sigurisht funksionin e një Evrope të bashkuar. Ai kërkon shpërbërjen e saj sepse vetëm kështu do e ketë më të lehtë për një ndarje të re të botës midis sistemit totalitar të familjes perandorake Trump, ku tashmë djali i tij ka dalë hapur në skenën politike si presidenti i ardhshëm i perandorisë amerikane, dhe sistemit totalitar të perandorisë ruse. Kompromise, shantazhe, korrupsion, kërcënime lufte dhe pazare të turpshme që ngjasojnë me historinë e fillimit të Luftës I Botërore.
shume e vertet o klimax
Klimaxnje koment I nje njeru me kembe ne toke dhe jo si berishistet qe I kane ne ajer .SINQERISHT respekt per komentin .
Drita e Demokracise perendimore po fiket me shpejtesi. Treni i Trump po e mer ate me vehte drejt humneres. A do hidhet BE nga ky tren per te shpetuar? Kjo eshte pyetja ekzistenciale para Evropes!