Plani i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare ngjall frikë në BE

7 Dhjetor 2025, 11:36Bota TEMA
Plani i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare ngjall frikë

Pas botimit të një dokument mbi sigurinë kombëtare nga administrata e SHBA-së kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se SHBA është ende "aleati ynë më i madh" pavarësisht dallimeve që kemi për çështje të shumta.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së,Kaja Kallas, u përpoq të minimizonte tensionet me SHBA-në, pasi administrata Trump publikoi një dokument mbi sigurinë kombëtare në të cilin kritikonte ashpër aleatët evropianë.

Komentet e Kallas vijnë ndërsa shumë udhëheqës evropianë kanë frikë se qeveria amerikane po i kthen gjithnjë e më shumë shpinën Evropës, veçanërisht lidhur me mbështetjen për Ukrainën, e cila po mbrohet nga pushtimi i Rusisë.

"Ka shumë kritika [në atë dokument], por mendoj se disa prej tyre janë gjithashtu të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë", tha Kallas në një panel në Forumin e Dohas në Katar.

"Duhet të kemi më shumë vetbesim", tha ajo, duke shtuar se "SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh".

"Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për tema të ndryshme, por mendoj se parimi i përgjithshëm vazhdon të ekzistojë. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar", tha Kallas.

Ç'thuhet në dokumentin mbi sigurinë kombëtare të SHBA-së?

Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili u postua në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë të premten (05.12), pasqyron kritikat ndaj Evropës që ishin paraqitur tashmë në muajin shkurt edhe në një fjalim të ashpër të Zëvendëspresidentit JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Strategjia gjithashtu duket se mbështet teorinë konspiracioniste të supremacisë së bardhë për "Zëvendësimin e Madh", sipas së cilës popullatat e bardha evropiane po zëvendësohen qëllimisht nga popuj jo të bardhë.

Në dokument thuhet se disa vende rrezikojnë të bëhen " me shumicë jo-evropiane" dhe se Evropa po përballet me "perspektivën reale dhe të fortë të zhdukjes së qytetërimit". Më tej thuhet se "nëse prirjet aktuale vazhdojnë, kontinenti për 20 vjet ose më pak nuk do të njihet më".

Plani i strategjisë thotë se Evropa po përballet me çështje të tilla si "censura e lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike, rënia e lindjeve dhe humbja e identiteteve kombëtare dhe vetëbesimit".

"Qëllimi ynë duhet të jetë të ndihmojmë Evropën të korrigjojë trajektoren e saj aktuale. Do të na duhet një Evropë e fortë për të na ndihmuar të konkurrojmë me sukses dhe për të bashkëpunuar me ne për të parandaluar çdo kundërshtar që të dominojë Evropën", thuhet në Dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.(DW)

5 Komente

  1. M
    Miku i madh SHaBAni

    Po' per zezake dhe indiane e SHBA a thuhet gje ne kete dokument strategjik? Kontrollojeni njehere nen kanatiere kete Wansin se Mos ka ndonje tatuazhe naziskin e racist ne trump. Amerika ka Rene ne dore te rracisteve dhe kete ushqyen edhe per Europen. Nese nuk Jane te tille, te Mos nxisin luftrat, te Mos krijojne ISIS-a te rinj dhe kur iu dalin nga duart ti Shpallin terroriste, te investo ne ne perputhje me parimin e interest reciprok dhe jo per neokoloni.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Ky lajm eshte keq dashes EU nuk pjerdh per friken , ndarja nga amerika do te jete nje sukses per Europen .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nardi

        Kujt I plasi trapi se ngjall frke per Europen?Europa eshte katandisur ne dore te Ursules,Kosit dhe Kallas qe me shume kujdesen per refugjatat Arabe dhe Afrikane se sa per popullin e tyre se jane shitur tek Sorra dhe korporatat qe duan krahe te lire pune.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vini

          Mara ne Itali,I ke pire ilaçet sot apo jane shume te shtrenjta dhe nuk I blen dot.

          Përgjigjjuni
          1. h
            hej cna polli

            dhe te mendosh qe bythqiri JD Vance e ka gruan indiane. Je jene kaq budallenj njerzit mbi kete planet se te besojne karrlliqet e ketyre te degjeneruarve te Trapit ????

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje