Anija e flotës ruse ankoron në Algjeri për stërvitje të përbashkëta

7 Dhjetor 2025, 21:41Bota TEMA
Anija e flotës ruse ankoron në Algjeri për stërvitje të

Anija BOIKII e flotës ruse të Detit Baltik ka mbërritur sot në portin e Algjerit (kryeqytetit të Algjerisë) për një ndalesë tre-ditore, si pjesë e programit të bashkëpunimit ushtarak mes Algjerisë dhe Rusisë. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Algjerisë.

Gjatë vizitës, komandanti i misionit rus dhe delegacioni që e shoqëron atë u takuan me kreun e komandës detare qendrore algjeriane në bazën detare të Algjerit. Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimin e ekspertizës mes flotave të dy vendeve. 

Sipas komunikatës, do të zhvillohen edhe stërvitje të përbashkëta detare të tipit “Passex”, me pjesëmarrjen e anijes algjeriane “El Motassadi” dhe anijes ruse “BOIKII”.

Ministria e Mbrojtjes së Algjerisë theksoi se këto manovra synojnë të nxisin bashkëpunimin mes njësive detare dhe të shkëmbejnë përvoja në fushat e manovrave, koordinimit operativ, komunikimeve detare dhe operacioneve të sigurisë në det.

2 Komente

  1. I
    Igor

    Ruset marin xhdokund pjese ne stervitje por kur nji aleat vjen ne momente te rezikut Ruset ikin dhe thone nuk kemi mareveshje per ndihme ushtarake ,sic ndodhi me Armenien,me Venecuellen ,me Syrine ku Izraeli bombardonte xhdo jave dhe Ruset nuk reagonin e njejta ndodhi me Iranin.

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje