Çmimet e naftës lëkunden: Kalojnë 100 dollarë për fuçi, Italia çliron 9 milionë fuçi

12 Mars 2026, 12:10Bota TEMA
Çmimet e naftës lëkunden: Kalojnë 100 dollarë

Çmimet e naftës kaluan 100 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm duke rënë sërish në 98 dollarë. Çmimi i naftës Brent – benchmark ndërkombëtar – u rrit me 9% në 100.29 dollarë për fuçi, pavarësisht përpjekjeve të qeverive në të gjithë botën për të qetësuar shqetësimet në lidhje me krizën e furnizimit. Çmimi më pas ra në 98 dollarë për fuçi, sipas Associated Press. Të mërkurën, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) urdhëroi lirimin më të madh të rezervave shtetërore të naftës në historinë e saj, në një përpjekje për të zbutur tronditjen e shkaktuar nga konflikti. Italia do të kontribuojë me 9 milionë fuçi si pjesë e një lirimi të koordinuar të rezervave strategjike të naftës, në bashkëpunim me shtetet e tjera anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), tha një burim qeveritar italian të hënën për Reuters. I pyetur në lidhje me afatin kohor, burimi deklaroi se "disponueshmëria është e menjëhershme". IOC rekomandoi të mërkurën lirimin e 400 milionë fuçive naftë , masa më e madhe e tillë në historinë e saj, që synon të frenojë rritjen shpërthyese të çmimeve të naftës së papërpunuar mes luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Sa anije janë sulmuar në Gjirin që nga fillimi i luftës: Lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit ka rrezikuar portet e Gjirit dhe ka ndërprerë tregtinë globale përmes Ngushticës së Hormuzit , përmes së cilës kalon normalisht rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë. Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi se çdo anije që kalon nëpër ngushticë do të jetë në shënjestër.

Më poshtë është një listë e sulmeve të raportuara që nga fillimi i luftës më 28 shkurt:

1 Mars. Një anëtar i ekuipazhit u vra në tankerin e naftës bruto MKD VYOM me flamur të Ishujve Marshall , pasi u godit në brigjet e Omanit, 50 milje detare në veri të kryeqytetit Muscat, sipas kompanisë së menaxhimit V.Ships. Tankeri i furnizimit me bunker Hercules Star me flamur të Gjibraltarit u godit 17 milje detare në veriperëndim të Mina Sakr në Emiratet e Bashkuara Arabe. Zjarri i shkaktuar nga sulmi është shuar, tha UKMTO. Një tanker me flamur Palau u sulmua në Ngushticën e Hormuzit, dy milje detare në veri të Kumzarit në Oman. Ekuipazhi i Skylight , i cili është subjekt i sanksioneve të SHBA-së, u evakuua, sipas qendrës së sigurisë detare të Omanit.

2 Mars, tankeri amerikan Stena Imperative u godit në portin e Bahreinit. Një zjarr shpërtheu dhe pasoi një operacion shpëtimi për ekuipazhin, raportoi UKMTO.

3 Mars . Sipas UKMTO-së, tankeri i naftës bruto Libra Trader me flamur të Ishujve Marshall dhe anija mallrash me flamur panamez Gold Oak pësuan dëme të vogla afërsisht 7-10 milje detare larg portit të Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe.

4 Mars. Anija mallrash me flamur maltez Safeen Prestige u dëmtua ndërsa lundronte në Ngushticën e Epërme të Hormuzit, dy milje detare në veri të Omanit. Sulmi shkaktoi një zjarr në motor dhe e detyroi ekuipazhin të braktiste anijen, sipas burimeve të transportit detar.

5 Mars. Sipas Shërbimeve Detare të Sonangol, tankeri i naftës bruto Sonangol Namibe shpërtheu ndërsa ishte i ankoruar pranë portit irakian të Khor al-Zubair. Një dron iranian i ngarkuar me eksploziv u përdor për të goditur dhe dëmtuar anijen me flamur të Bahamasit, sipas vlerësimeve fillestare nga dy burime irakiane të sigurisë portuale.

6 Mars. Një rimorkiator u godit në Ngushticën e Hormuzit, gjashtë milje detare në veri të Omanit, ndërsa kryente operacione me anijen Safeen Prestige , e cila ishte sulmuar më 4 mars, raportoi UKMTO.

Më 7 mars, UKMTO raportoi — duke cituar një palë të tretë të paidentifikuar — një sulm të mundshëm me dron 10 milje detare në veri të Jubail në Arabinë Saudite. Shumica e ekuipazhit u evakuua.

11 Mars Anija mallrash me flamur tajlandez Mayuree Naree u sulmua në Ngushticën e Hormuzit, 11 milje detare në veri të Omanit. Një zjarr shpërtheu në bord. Ekuipazhi u evakuua, sipas operatorit Precious Shipping me seli në Bangkok. Anija mallrash me flamur japonez One Majesty pësoi dëme të vogla pasi u godit 25 milje detare në veriperëndim të Ras Al Khaimah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Star Gwyneth me flamur të Ishujve Marshall u dëmtua pasi u sulmua 50 milje detare në veriperëndim të Dubait, sipas kompanisë së menaxhimit të riskut detar Vanguard. Nuk u raportuan ndikime mjedisore dhe ekuipazhi është i sigurt, tha UKMTO. Tankerat Safesea Vishnu (Ishujt Marshall) dhe Zephyros (Maltë) në pronësi greke u sulmuan në Gjirin pranë Irakut. Portet irakiane të naftës janë mbyllur plotësisht, thanë zyrtarët dhe agjencia shtetërore e lajmeve të vendit, me një zyrtar të sigurisë portuale që tha se trupi i një anëtari të huaj të ekuipazhit ishte nxjerrë nga uji.

Lini një Përgjigje