Ministri i Jashtëm hungarez: Nëse Trump nuk sjell dot paqe në Ukrainë, askush nuk mundet

25 Mars 2025, 11:05Bota TEMA
Ministri i Jashtëm hungarez: Nëse Trump nuk sjell dot paqe në

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó tha se nëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nuk mund të sjellë paqe në Ukrainë, askush nuk mundet.

“Hungaria vlerëson shumë përkushtimin e presidentit të ri amerikan për paqen. Nëse Trump nuk mund të arrijë paqen në Ukrainë, askush nuk mundet.

Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e Trump”, tha Szijjártó mbrëmë pas takimit me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA në Budapest, Robert Paladin.

Sipas tij, është skandaloze që Brukseli po pengon suksesin e këtyre përpjekjeve, njoftoi MTI.

Szijjártó tha gjithashtu se biseda me Paladin ishte e shkëlqyer dhe shtoi se marrëdhënia midis Hungarisë dhe SHBA-së është e mbushur me respekt të ndërsjellë.

3 Komente

  1. M
    Muc Xhepa

    Kjo eshte me se e vertete , vetem i biri i Perendise qe perendia na e dergoi me 20 Janar mund ta ndali kete lufte mizore prandaj e kam shkruar gjithe atohere dhe kam marre komente negative eshte Donald qe i gjithe njerezimi duhet ta ndjeje vehten te bekuar qe na erdhi. Faleminderit perendi qe na e solle birin e juaj, ky eshte bekimi me i madh qe i ke bere njerezimit

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa je asht gjeni jostabil, bravo

      Dhe Trump do ta mbylle kete lufte. Puna eshte te mos e mbylle duke triumfuar Rusia.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Asd

      Minister i jashtem gomar; Ndoshta paqen e realizon vete Ukraina! Mund te ndodhin te tjera situata qe asnje nuk i ka parashikuar. Superfuqite kane humbur pothuaj te gjitha luftrat. Pse te mos e humbin edhe kete!?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje