E gjithë ofensiva izraelite në Gaza ka një objektiv kryesor, kapja ose vrasja e të cilit mund të përshpejtojë përfundimin e sulmit tokësor: Yahya Sinwar, udhëheqësi i madh i Hamasit. “Ne do ta gjejmë atë dhe do ta eliminojmë”, tha të shtunën ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant.
Pastaj dje ai iu drejtua popullit palestinez “Nëse e vrisni para se ta bëjmë ne, kjo do ta bëjë luftën më të shkurtër”.
Deri më tani, forcat ajrore, marina dhe ushtria izraelite kanë goditur 2 mijë e 500 objektiva në Rrip. Por i vetmi i aftë të ngadalësojë makinën e luftës që po shtrydh qytetin e Gazës është vdekja e Sinwar, njeriu që farkëtoi organizatën ushtarake të lëvizjes xhihadiste dhe konceptoi masakrën e 7 tetorit.
Nëse më parë kërkimi i besohej përgjimeve të telefonatave dhe raportimeve të të infiltruarve në territorin palestinez, tani ai vazhdon me analizën e dokumenteve të sekuestruara në bazat e kapura gjatë bastisjeve dhe mbi të gjitha me marrjen në pyetje të milicëve kapur përgjatë avancimit të tankeve.
Mendimi i inteligjencës është se ai është i fshehur në rrjetin e tuneleve të ndërtuara në zonën e spitalit Shifa dhe se në kundërshtim me zakonin e tij, ai nuk lëviz nga frika se mos ndeshet me forcat speciale.
Në të njëjtën kohë, izraelitët thuhet se po sulmojnë çdo automjet, përfshirë ambulancat, që lëvizin nga zona e Shifas për të parandaluar Sinwar ose togerët e tij të arrijnë një strehë më të sigurt.
Për t’i shpëtuar bastisjeve, për vite me radhë udhëheqësi i Hamasit ka lëvizur gjithmonë shtëpi më shtëpi çdo natë.
Tani, megjithatë, orët e tij duken të numëruara. Dje Financial Times publikoi një portret i cili, duke parafrazuar termin e përdorur në Shtetet e Bashkuara për ata të dënuar me dënim me vdekje, e përkufizonte atë si “njeriu i vdekur në këmbë”.
Ngritja në majë të Hamasit
Fama dhe autoriteti i tij u rrit pikërisht gjatë 21 viteve të paraburgimit në burgjet izraelite pas dënimit për vrasjen e 12 palestinezëve të dyshuar si bashkëpunëtorë me Shin Bet. Ekzekutime mizore. Në një rast ai detyroi një burrë të varroste të gjallë vëllain e tij.
“Në qelinë e tij ai studioi hebraisht. Lexoi libra për Kabotinsky, Begin, Rabin dhe të gjitha figurat kryesore izraelite. Ai mësoi të na njohë nga fundi deri në majat më të larta”, tha Micha Kobi, i cili e mori në pyetje në emër të shërbimit sekret në vitin 1989, kur Hamasi i sapoformuar kishte filluar udhëtimin e tij të përgjakshëm mes demonstruesve të intifadës së parë.
Yahya Sinwar tani është 61 vjeç dhe aparati izraelit i sigurisë është marrë me aktivitetet e tij për të paktën 40 vjet. Por ai arriti t’i bindte ata se e kishte fokusuar interesin e tij në përballjet e brendshme brenda Hamasit dhe jo në sulmet kundër shtetit hebre.
Deri më 7 tetor raportet e inteligjencës treguan se ai ishte i përkushtuar për të konsoliduar pushtetin në organizatë dhe për të negociuar për të marrë përfitime ekonomike.
Një vlerësim për të cilin kontribuoi intervista e tij në një televizion në Tel Aviv në mbështetje të nevojës për një armëpushim të përgjithshëm.
“Ne e kuptojmë”, tha ai në hebraishte të përsosur, “se Izraeli ka 200 koka bërthamore dhe ka forcën ajrore më të fuqishme në Rajon. Ne e dimë se nuk kemi kapacitet për të shpërbërë Izraelin”.
“Mizor, dinak, manipulues”
Moskuptimi i qëllimeve reale të Sinwarit ishte preludi i katastrofës së inteligjencës që lejoi masakrën e së Shtunës së Zezë dhe vrasjen e 1 mijë e 400 izraelitëve.
Profili i tij i hartuar gjatë ndalimit të tij si raportohet nga Financial Times, e quajti atë si “mizor, autoritar, me ndikim, me cilësi të jashtëzakonshme të rezistencës, dinakërisë, manipulimit dhe predispozicionit për të udhëhequr turmën”.
Pikërisht në burg ai u rrit dhe u bë udhëheqësi i të gjithë të burgosurve të Hamasit.
Dhe as operacioni në të cilin mjekët izraelitë hoqën një kist pranë trurit të tij në vitin 2004, duke i shpëtuar jetën, nuk e ngadalësoi ngritjen e tij.
Në vitin 2011 ai u lirua së bashku me 1 mijë të burgosur të tjerë palestinezë në këmbim të lirimit të Gilad Shalit, ushtarit izraelit të mbajtur peng në Gaza.
Gjashtë vjet më vonë ai u zgjodh në krye të Hamasit, duke zëvendësuar Ismail Haniyeh, i cili u promovua në lider politik dhe më pas u dërgua në Katar që në fakt do të thotë një largim.
Ishte kulmi i një karriere që filloi në lagjet e varfra të Khan Younis, në zonën jugore të Rripit. Në fëmijërinë e tij fqinji i tij ishte Mohammed Deif, sot kreu ushtarak i organizatës.
Ngritja në pushtet vazhdoi duke vepruar si këshilltar i Sheikh Ahmed Yassin, themeluesit të Hamasit. Megjithatë, gjatë udhëheqjes së Sinwar-it, lëvizja fondamentaliste kalibroi përdorimin e forcës, me protesta dhe mbi të gjitha me lëshimin e raketave, për ta shtyrë Izraelin të krijonte bisedime indirekte përmes ndërmjetësimit të Egjiptit, Katarit ose të Kombeve të Bashkuara dhe duke marrë kështu lëshime të paparë më parë.
Një ekran diplomatik për të fshehur planet e sulmit më të pamëshirshëm.
“Ai sigurisht nuk është një person i përulur”, tha një zyrtar i huaj që e takoi disa herë. “Ai ka një ego të madhe dhe ndihet i investuar në një mision. Nuk e ka problem të sakrifikojë mijëra jetë për të arritur qëllimet e tij”.
Objektivi i bombardimeve janë tunelet
Tani në ferrin e Gazës ai është kthyer në objektivin prioritar. Që në orët e para të sulmit tokësor, grupe sulmuesish janë futur në zonën e spitalit Shifa në përpjekje për të goditur strehën e tij.
Nuk është një arritje e lehtë. Inteligjenca beson se nën dhe rreth qendrës klinike ka dhjetëra tunele në nivele të shumta. Mendohet se shkojnë deri në 15 metra thellësi.
Ata janë në shënjestër të bombardimeve me mjete speciale, të quajtura bunker-busters, të cilat po vazhdojnë prej ditësh, me një numër shumë të lartë viktimash civile.
Edhe gjatë kësaj nate, ndërkohë që ka ndodhur një tjetër ndërprerje e lidhjeve të internetit, në të njëjtën zonë errësira është përshkuar nga shpërthime kolosale.
Disa dukej se vinin nga nëntoka, sikur të ishin efekti i ngarkesave të shpërthyera në tunele me flakët që dilnin nga hyrjet.
U përhapën thashethemet se forcat speciale izraelite kishin hyrë në katakomba në përpjekje për të liruar disa pengje ose për të thyer bunkerin e Sinwar.
Por është një lajm i pa provuar, i mbështjellë me mjegullën e luftës që e bën të vështirë të dihet se çfarë po ndodh realisht në Rrip.
Shteti i Izraelit nje terrorist e shpetoi nga mortja duke e operuar, kerma e hamas rrembeu edhe nje femije 6muajsh,Keta jane terroristet e hamas ne fushen e luftes dhe perkrahesit e tyre ne sheshet e Europes dhe kanalet televizive shqiptare.Nderkohe qe terroristet e khalid meshal prisnin koka femijesh, vajza e tij bente kuren antikancer ne Tel Aviv.E keqja duhet shkulur nga rrenjet ne Gaza, teheran dhe moske, badhke me operativet e tyre mediatik ne Tirane.