“Mos i besoni Putinit” - Armatoset Gjermania, zhvillon stërvitje në vend të fshehtë

24 Mars 2025, 15:10Bota TEMA
“Mos i besoni Putinit” -  Armatoset Gjermania, zhvillon

Vladimir Putinit nuk mund ti zihet besë. Ky është mendimi i gjeneralëve gjerman të cilët për çdo ditë përballen me një sulm të mundshëm rus.

Ndërsa administrata Trump vazhdon të ndjekë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë – një marrëveshje që mund të përfundojë të jetë më e favorshme për Moskën sesa Kievi – evropianët, për herë të parë në dekada, po fokusohen në fuqinë e tyre ushtarake.

Askund ky ndryshim nuk është aq i dukshëm sa në Gjermani. Forcat e saj të armatosura, të njohura si Bundeswehr, kanë qenë viktimë e viteve të nën-investimit, por kjo pritet të ndryshojë.

Kancelari i supozuar Friedrich Merz ka vendosur se tani është momenti që Gjermania të investojë në ushtrinë e saj, në nivele që nuk janë parë që nga Lufta e Ftohtë. Gjermania sapo ka kaluar një reformë të madhe për frenimin e saj të borxhit kushtetues, duke zhbllokuar miliarda euro financime.

Sipas një raporti të parë nga CNN rezulton se gjatë një periudhe 10-vjeçare, me Gjermaninë që shpenzon 3.5% të PBB-së, mund të arrijë në 600 miliardë euro.

Aktualisht, Gjermania po mban stërvitje ushtarake në një vend të pazbuluar në gjermaninë qëndrore. Bashkë me të janë edhe pesë aleatë të NATO-s.

Duke folur në selinë e improvizuar për simulimin, gjenerali Hammerstein i tha CNN: se "Gjermania është një komb i aftë në Evropë dhe duhet të jetë një partner për kombet e tjera. Ne jemi një partner i përgjegjshëm në Evropë dhe një komb i madh. Ne (duhet) të rritemi dhe do ta bëjmë këtë", tha ai. 

Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës në shkurt 2022 ishte një moment sizmik për kontinentin. Lufta ishte kthyer dhe detentimi që kishte ekzistuar që nga rënia e Perdes së Hekurt kishte marrë fund. Olaf Scholz, kancelari tashmë në largim, tha se vendi kishte nevojë për një politikë të re të mbrojtjes dhe sigurisë – dhe se Bundeswehr-i kishte nevojë për vëmendje të veçantë. Ai krijoi një fond të vetëm 100 miliardë euro për "investime gjithëpërfshirëse" në Bundeswehr. Për ta bërë këtë, Scholz-it iu desh të ndryshonte Ligjin Bazë – në thelb, kushtetutën e vendit.

6 Komente

  1. s
    shori

    Mero peshtanaku, me keto qe shkruan ne fletushken tende, e konfirmon edhe njehere, se je pasardhes i denje i shqipove, gjysherve dhe baballareve te tu, qe dolen me lule dhe therrisnin "Rrofte Musolini", "Rrofte Hitleri"...!!!??? Kujtoni, se kete e bene...,ca Shqipo, ca Rumune (vllehe), ca Ukrainas...etj. pra i gjithe soji e sorollopi i funderrinave...!!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni USA

      O ti Xhuxhi (shori) meqe ti nuk te pelqejne Gjermanet dhe Gjermania apo Perendimi Kapitalist , po na thuaj se sa persona nga familja e farefisi tend kane emigruar ne nenen tuaj Rusi dhe sjellin te mira materiale ne vendlindje o MOR i KUQ bollshevik

      Përgjigjjuni
      1. g
        ganiu

        Beno, për këta të shorit nuk thuhet emigroni në Rusi". Thuhet "shkoni në pidh të sëmës".

        Përgjigjjuni
        1. z
          zhigolo

          Të ishte morr i kuq bolshevik prapa se prapë dyqish përtypet,por ky bythqiri është morr pidhi që qelb dynjanë!

          Përgjigjjuni
        2. s
          shori morri

          ty ti kemi shkerdhyer te 14-tat o shori morri

          Përgjigjjuni
        3. F
          FARI

          EC ATY . KOMBI I PAMPOSHTUR GJERMAN DUHET TE ARMATOSET DHE NE RAST RREZIKU TI PERGJIGJET ARIUT RUS. KERCENIMET PUTINIANE KANE LODHUR GJITHE EVROPEN. ESHTE MOMENTI PER TE THENE MJAFT !!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje